Njerëzimin nuk e bashkon veç gëzimi, por dhe trishtimi. E tillë ishte ndërgjegja e njerëzve të thjeshtë anembanë botës pas pamjeve të trishta nga Alepo.
Këto pesë vite lufte e masakra na kanë bërë të besojmë se sirianët janë jetimët e shekullit.
Qindra mijëra të vdekur e plagosur, mbi 12 milionë të shpërngulur, brenda një harku kohor marramendës, e kthyen Sirinë në Tragjedinë e Mileniumit të Tretë.
Si besimtar dhe qenie njerëzore, nuk mund t’i mbash lotët përballë dhimbjes siriane. Megjithatë, “zjarri djeg aty ku bie”! Askush prej nesh nuk e ndjen apo kupton realisht atë që po ndodh. Atë e dinë veç nënat e baballarët, të cilëve u ka mbetur streha bosh, po ashtu, e kuptojnë më së miri jetimët, që përveç se nuk kanë një dorë që të kujdeset e përkëdhelë kokën, s’kanë më as strehë.
Zërat e ndërgjegjes së myslimanëve u munduan ta mbajnë të shuar këtë zjarr, por s’ja dolën. Të paktë ishin ata që u përpoqën për paqen. “Në paqe ka mirësi”, thotë Zoti në Kuranin Famëlartë, por ja që njeriu jo gjithmonë ndjek porositë e tij.
Kur çdo gjë nisi, u harrua se nuk ka buzëqeshje në luftë, u harrua se ajo do të sillte plagë, u harrua se paqja më e keqe është më e mirë se lufta, u harrua se në luftë nuk ka më poezi, art, besim, këngë, shoqëri, xhami, kishë por as dashuri.
Në luftë ka dhimbje, në luftë ka lot.
Ajo që ndodhi në Siri nuk lëndoi veç zemra paqedashësish, ajo lëndoi dhe familje shqiptarësh, bijtë e të cilave u bënë pjesë e një lufte që s’na përket. Qindra shqiptarë lanë familjet dhe hallet e vendit të tyre dhe shkuan të zgjidhin “fitnen”, ose kaosin në një vend të panjohur për ta. Mes tyre ishin shumë të cilët u mashtruan, disa nga varfëria, disa pikërisht nga ideologjia që i hodhi benzinë zjarrit.
Sapo pashë pamjet nga Alepo përjetova dy ndjenja: E para, dhimbje rreth asaj që po ndodh dhe klithma e heshtjes ishte “Kur do të gjejnë paqe o Zot?” dhe e dyta: Nuk duhet të gabojnë përsëri shqiptarët e mi.
Nuk duhet të jemi më pjesë e asaj që po ndodh atje. Të lutemi për çdo viktimë në Siri, të lutemi që ndjenjat e zilisë, urrejtje, etjes për pushtet dhe pangopshmërisë të shkulen nga zemrat e njeriut! Të lutemi e të punojmë që fëmijët tanë të kenë një të ardhme më të mirë, por pa u bërë më pjesë e thirrjeve për “xhihadin e shastisur” në Siri!
Sot më shumë se kurrë, u vërtetuan zërat e atyre që pesë vite më parë thonin se Siria nuk ishte “xhihadi” ynë. Konfirmuam me sytë tanë faktin se në të vërtetë, ‘xhihadi’ ynë është lufta me egon, përkujdesja për familjen, shoqërinë dhe puna e ndershme për një Shqipëri më të mirë.
*Nenkryetar i Komunitetit Mysliman ne Shqiperi
Nje shkrim shume i goditur.
kjo eshte suma arabshqipfole qe qelb shqiperine e mjere…………..qe me lote ne si shkoi ne ”ndihme” te sumave birazere te ISIS por duke vrare kristiane siriane dhe sot kerkojne te citohen si ”heronje”!!
I nderuar nenkryetar i besimit mysliman . Do te desha shume qe ne shkrimin tend plot dhimbje per te vraret te gjenje force per te kritikuar te gjithe aktoret e kesaj kasapane . Si mysliman qe je te takon te ngrinje zerin per te gjithe ata Imame qe neper xhamite e tyre nxitin urejtjen , rrikthyen gruan mbrapa si kurre ndonjehere , qe mbuluat grate kur Qemal Ataturku e ndaloi me ligj qe ne 1900 , . Ti duhet te ishe zeri i forte per te ndaluar te gjithe ata shqiptare qe ne emer te Allahut shkuan ne Siri dhe u bene pjese e vrasesve . Ti dhe komunitety mysliman jane te pa fuqishem per te ndaluar qindra xhami dhe imame qe skane qene kurre kulture e feve tona , por qe perhapin helm per te tjeret . Po ti kishit bere ju dhe te tjeret te gjitha keto , sot nuk do te ishim ketu .
Ajo qe ndodhi ne siri ?
Gjithe sunitet e botes perkrahur hapur me ushtri e para nga turqia arabia e katari ,mbeshtetur nga qeverite e koruptuara te vendeve me te fuqishme te botes si amerika anglia franca e gjermania HUMBEN!!!!!
duke mare me vete ne kete humbje te madhe edhe keto qeveri e klasa politike perendimore.
Sepse
Lufta e tyre krimet monstrouse te tyre u mbeshteten ne ideologjine me antihumane te historise se njerezimit te feja islamike te kurani.
Dhe siria eshte vetem fillimi.