Në “Venecia” rregullohet interneti, mbërrin në Kushtetuese opinioni i Komisionit për “Vetting”-un

16 Dhjetor 2016, 23:28Politika TEMA

Mbërrin në Gjykatën Kushtetuese opinioni i kërkuar nga Komisioni I Venecias mbi ligjin e Vetting-ut. Mësohet se dokumenti është dërguar pasditen e së enjtes pranë Kushtetueses, raporton news 24, referuar burimeve brenda Gjykatës Kushtetuese.

Megjithëse nuk është bërë e ditur nëse ka mbërritur dorazi apo me postën elektronike, përderisa paraditën e së enjtes kreu i Kushtetuese Bashkim Dedja bëri me dije se “Venecia” kishte probleme me internetin dhe nuk punonte sistemi elektronik.

Gjithsesi kjo i hap rrugën mbledhjes së 9 anëtarëve të gjykatës për të vendosur mbi kërkesën e Partisë Demokratike nëse ligji është antikushtetues.

Opinioni

Në qëndrimin e tij Komisioni i Venecias, ka shprehur vlerësim pozitiv për këtë ligj, ndërsa ka analizuar pikëpyetjet e gjykatës Kushtetuese. Lidhur me këtë fakt, Venecia i është përgjigjur Kushtetueses për disa çështje.

Po ashtu, Venecia shtoi se Vettingut duhet t’i nënshtrohen edhe gjykatësit e Gjykatës Kushtetueses. “Dispozitat nuk shkelin nenet e të drejtave të njeriut. Në tërësi ligji i Vettingut është pozitiv. Ligji i Vettingut, i nevojshëm për Shqipërinë. Gjykata Kushtetuese ka konflikt interesi me ligjin. Dispozitat nuk shkelin nenet e të drejtave të njeriut.”, citohet në opinionin e Venecias.

Komisioni i Venecias theksoi se dispozitat e ligjit nuk shkelin nenet e Konventës europiane të të Drejtave të Njeriut apo shfaqin problem për asnjë nga çështjet e ngritura nga Gjykata kushtetuese e Shqipërisë në kërkesën e saj për të marrë një opinion rreth tekstit të miratuar nga parlamenti më 30 gusht të këtij viti.

4 komente në “Në “Venecia” rregullohet interneti, mbërrin në Kushtetuese opinioni i Komisionit për “Vetting”-un”

  1. Qytetar says:

    Vazhdoni presjonin mbi hajdutët kushdo që ka një mundësi.Se po të jetë për ata MATUFË janë gati ta rrëzojnë ligjin e vetingut për të shpëtuar korporatën dhe padronët e tyre.

  2. k says:

    NË FAKT NË ITALI KA DISA JAVË QË NUK PUNON INTERNETI.
    AI ËSHTË ANTAR I KOMISIONIT DHE NUK MUND TË GËNJEJË… APO JO ?

  3. Kola says:

    Duke qene se Gjykata Kushtetuese eshte ne konflikt interesi me Vetingun, maxhoranca duhet te marre nismen e venies ne jete te Vetingut, sa pa e marre me dore kriminelet qe po e marrin nga dite ne dite, duke zbrazur burgjet prej vrasesve.

  4. sofia says:

    PO ç’jane keto koiçidenca negative per ate popull me keto bema? Nje here interneti, nje here gjyqtaret nuk vendosin dot po duan mendimin e Venecias, nje here u perkthye gabim….. Ku keni ndermend te shkoni pas aprovimit te Wetingu-t zoterinj gjyqtare te Lulezim Berishes?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje