Pas arrestimit nga policia, 24-vjeçari Musa Saraçi, i cili akuzohet se vrau taksistin në Kavajë, ka dhënë dëshminë e tij para uniformave blu ku e ka pranuar krimin e bërë.
Ai ka deklaruar se kishte dashur t’i grabiste makinën 65-vjeçarit për të fituar para, por më pas e kishte kapur paniku se ai mund ta denonconte dhe e kishte vrarë.
Ndërsa pas krimit makinën e kishte shitur tek një i njohuri i tij në fshatin Gosë, raporton Panorama.
Policia ka gjetur pranë makinës edhe rrobat e autorit, qe mbante veshur momentin e vrasjes, teksa makina e taksistit ishte braktisur ne nje varreze makinash ne fshatin Gose.