Ja kush e mundesoi "paketen" e solidaritetit për festat e fundvitit

17 Dhjetor 2016, 18:22Ekonomia TEMA

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj përmes një status në facebook e ka konsideruar si vëmendje të qeverisë ndaj shtresave në nevojë, vendimin për shpërblimin e pensionistëve dhe familjeve me ndihmë ekonomike me rastin e festave të fundvitit.

Në një status të publikuar në rrjetin social “Facebook”, Ahmetaj shprehet se “Paketa e solidaritetit për festat e fundvitit, është një shprehje simbolike por kuptimplotë e vëmendjes së qeverisë ndaj shtresave më në nevojë.  Shpërblim dhe mirënjohje për pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuara, familjet e përmbytura, fermerët e dëmtuar, të cilët më shumë se kushdo, kanë ndjerë peshën e sakrificës së rimëkëmbjes ekonomike dhe reformave të vështira, por pikërisht për këtë arsye, ata më shumë se kushdo janë bërë mbështetje për këtë proces transformues të ekonomisë. Rikthimi i rritjes ekonomike dhe reformat kanë mundësi t’i shpërblejnë qytetarët. Nuk është ende mjaftueshëm, ndaj vitin e ardhshëm hedhim një tjetër hap para me rritjen e pagave dhe pensioneve!

 

4 komente në “Ja kush e mundesoi “paketen” e solidaritetit për festat e fundvitit”

  1. Qytetar says:

    Bravo,jini në drejtimin e duhur.

  2. al says:

    Vendim mese i duhur jane te gjitha shtresa qe kane nevoje per nje dore ndihme, mbeshtetja financiare eshte vendiimi me i mire i marre nga qeveria.

  3. miri says:

    gjeteje shum e mir super lajm per kategorite qe perfitojne nga kjo pakete solidariteti

    1. elda says:

      JU lumte kane nevoje me shume se kushdo tjeter, jeni me te miret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje