Qeveria miraton kontratën e koncesionit 300 milionë euro të Rrugës së Kombit

15 Dhjetor 2016, 18:29Ekonomia TEMA

Shqiptarët që do të kalojnë në këtë rrugë do të detyrohet të paguajnë 5 euro për kalim ndërsa buxheti i shtetit do t’i japë kompanisë menaxhuese edhe 65 milionë euro të tjera.

Nga Gjergj Erebara

Qeveria shqiptare miratoi kontratën e koncesionit të Rrugës Milot – Morinë, me konsorciumin e kompanive “CATALYST VIVA DAS GENERAL CONTRACTING, LLC – SALILLARI, SH.P.K – BEE TECH – VIOLIAP ATEVE – KASTRATI, SH.A”, një koncesion që pritet t’i kushtojë shqiptarëve mbi 300 milionë euro në 30 vitet e ardhëshme. Njoftimi i qeverisë u publikua në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave ndërsa kontrata nuk është publike.

Sipas dokumenteve të tenderit, kompania koncesionare premton të investojë për përfundimin e disa segmenteve të rrugës si dhe për mirëmbajtjen e saj në këmbim të një pagese vjetore për rreth 13 vjet prej 5 milionë eurosh në vit. Gjithashtu, trafiku aktual i rrugës prej 4,200 mjetesh në ditë pritet t’i japë kompanisë koncesionare prej mbi 6 milionë euro në vit ndërkohë që rritja e trafikut përgjatë dekadave të ardhshme pritet të japë të ardhura shtesë për kompaninë.

Kontrata koncesionare iu dha fillimisht një konsorciumi tjetër, por Komisioni i Prokurimit Publik vendosi shfuqizimin e vendimit të shpalljes fitues dhe nxori fitues konsorciumin aktual.

Vendimi për dhënien me koncesion dhe vendosjen e pagesës mbi autostradën Milot – Morinë ka shkaktuar disa protesta nga banorët e zonës së Kukësit, të cilët i frikësohen dyfishimit të kostos së udhëtimit drejt Tiranës.

Rruga Milot – Morinë nisi të ndërtohet në vitin 2007 pas një tenderi të shumëdebatuar. Kostoja totale e rrugës vlerësohet në mbi 1 miliardë euro, dy herë më shumë nga sa qe planifikuar fillimisht. Megjithëse janë shpenzuar mbi 1 miliardë euro, një pjesë e rrugës, veçanërisht një numër urash në segmentin Kukës – Morinë kanë mbetur të papërfunduara për shkak të mungesës së parave.

Ky është një nga shumë koncesione që qeveria aktuale ka miratuar dhe që përfshijnë pagesa të drejtpërdrejta nga buxheti i shtetit. Qeveria ka nënshkruar apo pritet të nënshkrojë kontratakoncesionare me vlerë 65. miliardë lekë. Bashkë me koncesionin e rrugës së Kombit, kostoja e këtyre koncesioneve mbi buxhetin e shtetit pritet të arrijë në mbi 73 miliardë lekë.

5 komente në “Qeveria miraton kontratën e koncesionit 300 milionë euro të Rrugës së Kombit”

  1. TAZHYTISTAN SAKRAHUPOLIS says:

    po ne sikur akuzuam berishen e bashen qe keqperdoren 1.2 miliarde euro nga buxhetit I shtetit per kete mut rruge??!!!, ju te tjeret I shtoni edhe 300 milione ne koncesion??? Perfundimisht, po perfundimisht fare, fare, na rrofshin bastardet e zuzaret qe na qeverisin. rrofshin partite, mitingjet dhe militantet! Hajt suksese ne jete!

  2. Tarrasi . says:

    VODHEN ATA TE pd-SE E TANI DO VJEDHIN EDHE KETA TE lsi-SE E kETA TE ps-SE.

    HAJDE POPULL MATUF TA FUSIN SA HERE NDERROHET QEVERIA.

    TANI DO TJU TAKSOJNE DHE AJRIN OSE SA HERE TA BENI SHURREN.

  3. Concesioni korrupsioni says:

    Concesioni korrupsioni. Nuk i fiton dot vete qeveria leket po duhet ti ndaje me te trete??????

  4. says:

    Vetëm vëndi ynë shtron rrugën me pagesë. Po të kishin ndjekur gomarrllëkun tonë superfuqitë. ,do ishim si zvicra.

  5. i-i says:

    Aeroporti
    , Rruga e Kombit
    , Pleherat
    , makinat,
    etj
    etj
    Tema rrojee partiaa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje