Vendet me popullsi relativisht të re, ku përfshihet edhe Shqipëria, e konsiderojnë të pazakonte të kursejnë për moshën e pleqërisë. Banka e Botërore duke iu referuar Global Findex i vitit 2014, në një studim të fundit të saj, vëren se vetëm 10 për qind e familjeve në Shqipëri kursejnë për moshën e pensionit.
Të rriturit me të ardhura të ulëta kanë shumë gjasa për t’u përballuar me mungesë totale të kursimeve pas daljes në pension. Në vendet e varfra zakonisht jo më shumë se 8 % e familjeve mendojnë të kursejnë për pleqërinë.
Studimi sheh një lidhje më të madhe që vendet me popullsi të plakur kanë më shumë prirje të kursejnë për moshën e pensionit, raporton Monitor.
Përqindja e të rriturve të cilët kursejnë për moshën e vjetër është 22 për qind në Bjellorusi, 18 për qind në Hungari, dhe 15 për qind në Federatën Ruse.
Por në vendet me popullsi relativisht të re, kursimet për pension janë relativisht të pazakonta.
Vetëm 5 për qind e të rriturve në Republikën e Kirgistanit, dhe vetëm rreth 10 për qind në Shqipëri dhe Turqi, kursejnë për moshën e vjetër.
Në përgjithësi, ekziston një nevojë për të rritur kursimet e daljes në pension në rajon. Kursimet e ulta mund të rrisin vulnerabilitetin dhe të krijojnë një ekspozim më të lartë ndaj krizave të mundshme vë në dukje Banka Botërore në analizën e saj.
Plakja e popullsisë në rajonin e Europës Qendrore dhe në Ballkan po çon në rënie te të ardhurave për skemat e pensioneve. Ndaj Banka Botërore sugjeron se politikëbërësit duhet të gjejnë mënyra reja për tu kujdesur për të moshuarit. Krizat e viteve 1990 dhe ajo e vitit 2008 kanë bërë që rajoni të braktiset nga moshat e reja.
Mesatarja e kursimit për moshën e vjetër në Rajon është vetëm 12%, më pak se gjysma e këtij treguesi në vendet e zhvilluara.
Skemat aktuale të pensioneve sigurojnë kthime të ulta në pleqëri, ndaj pensionistët do të duhet të punojnë më gjatë, sugjeron BB.
si gjithmone ne shqiptaret kujtohemi ne fund per veten e kemi zakon ti leme pas dore
GJE E MIRE ESHTE TE MENDOHET QYSH ME HERET POR MENDOJ SE KA TE BEJ EDHE CA ME KLUTUREN PO PADISKUTIM EDHE ME SITUATEN FINANCIARE, NEVOJITET NJE INFORMIMIM QE TEK TE RINJTE TE NDRYSHOJE KJO MENYRE PERCEPTIME RRETH PENSIONEVE