Shqipëria renditet e para në rajon dhe e 13-ta në botë në indeksin e Tregtisë së lirë për vitin 2017 dhe e para në rajon, sipas “Heritage Foundation”.
Ka qenë ministrja Ekonomi që ka publikuar rezultatet e studimit.
“Jam këtu për t’ju informuar për një lajm tjetër tepër pozitiv për Shqipërinë. Këtë e konfirmon studimi më i fundit i “Heritage Foundation”, sipas të cilit Shqipëria renditet e 13-ta në Botë nga 186 ekonomi në indeksin e Tregtisë së lirë për vitin 2017. Ky indeks është ndër më prestigjiozët në nivel ndërkombëtar DHE Sipas këtij klasifikimi, Shqipëria arrin në vend të parë në rajon.
Ky raport publikohet çdo vit nga “Heritage Foundation” dhe këtë vit vendi ynë rezulton të jetë i përmirësuar me 20 pozicione në renditje. Ky është një tregues domethënës për vendet që aplikojnë barriera të ulta tregtare, që ndikon në zgjerimin e shkëmbimeve tregtare dhe rritjen ekonomike.
Qasja kryesore e këtij indeksi bazohet në peshën që zënë tarifat doganore si dhe barrierat jo tarifore.
Shqipëria vlerësohet me një rezultat mbresëlënes, sepse ka çfarë të tregojë. Sipas sistemit të harmonizuar të nomenklaturës së mallrave për Shqipërinë:
SHQIPERIA po punon intensivisht për reduktimin e barrierave jo tarifore dhe thjeshtimin e procedurave doganore.
Shqipëria si vend anëtar i CEFTA zbaton me përpikmëri protokollin për lehtësimin e tregtisë me keto vende, duke filluar nga: Transparenca e ligjeve, rregullat dhe procedurat e tregtisë; Shkëmbimin elektronik te dokumenteve që shoqërojnë mallrat; Njohjen automatike te dokumentave dhe testeve laboratorike; Unifikimin e orareve në pikat e kufirit etj;
Gjithashtu procesi i Berlinit, QE SYNON RRITJEN E NDERLIDHJES RAJONALE nxit marrjen e masave të tjera në drejtim të lehtësimit të tregtisë me vendet e rajonit, si: Marrëveshje Bashkëpunimi midis agjencive të kufirit për lehtësimin e procedurave doganore; Miratimin e politikës së Riskut në AKU si dhe Miratimi i Udhëzimit për Zhdoganimin Lokal etj.
Këto vlerësime pozitive nga raportet ndërkombëtare gjatë këtij viti na forcojnë bindjen se reformat e marra janë në drejtimin e duhur.
NDAJ nuk ishte rastësi vlerësimi i Raportit të BB “Doing Business 2017”, ku Shqipëria u rendit në vendin e 58-t/190 vende, duke u përmirësuar me 32 pozicione.
Qeveria dhe Ministria që unë drejtoj jemi vendosur të vazhdojmë reformat e duhura për një zhvillim ekonomik të qendrueshëm dhe një treg gjithnjë e më shumë konkurent”, tha ministrja Ekonomi.
nje lajm shume i mire dhe nje komponent i rendesishem ne zhvillimet e pergjithshme ekonomike
vleresim teper i mire per nje ceshtje te rendesishme si tregtia e lire, duke ndikuar per mire ne prakyiken e te berit biznes, bravo