Ahmetaj: Kësti i 7-të për ish-të përndjekurit politik, ja kur shpërndahet

1 Dhjetor 2016, 15:23Ekonomia TEMA

Brenda pak ditësh pritet të çelet fondi për këstin e shtatë për ish-të përndjekurit politikë. Ky fakt u bë publik nga ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, gjatë fjalës së tij në Kuvend, teksa bënte krahasimin e investimeve dhe reformave të qeverisë aktuale, me atë të shkuarën që drejtohej nga koalicioni i së djathtës.

“Në 2010-ën keni shpenzuar për të ish-përndjekurit 1 mld lekë, ndërsa në 2016 kjo shifër është dyfishuar. Po hapim këstin 7-të në çeshtje ditësh”,  u shpreh Ahmetaj.

Ai foli për një sërë reformash që janë kryer gjatë këtyre tre viteve të qeverisë Rama, sicc është pensioni social, rritja e pagave, apo financimi I reformës në drejtësi, që sipas tij është kryer për herë të parë.

“Pesioni social është fytyra e kësaj qeverie. Në vitin 2017 rreth 5200 pensionistë përfitojnë pesion social, që në botën tuaj do ishin pa para dhe të ardhura. Reforma në drejtësi, ne u fokusuam te financimi i saj, ka siguruar mjetet financiare që të kemi drejtësi të mirë dhe kjo u arrit për herë të parë. Ju e keni falimentuar shtetin dy herë. Rritja e pagave do të bëhet me rreth 10 % dhe trajtohen me diferencë policia e shtetit, mjekët dhe ushtarakët, kurse pagat e ulëta të administratës do të rriten me 36 për qind”, tha Ahmetaj.

Ministri foli edhe për mbështetjen e fermerëve, ndërsa i tha qeverisë së shkuar se nuk kanë financuar për këtë kategori as edhe një cent.

“Ju nuk i keni rimbursuar asnjëherë fermerët, tani ju bëni thirrje të mos riformalizohen, apo të mos hyjnë në ekonominë e tregut? Cfarë keni me fermerët, apo ngaqë nuk ju kanë votuar?”, tha Ahmetaj.

5 komente në “Ahmetaj: Kësti i 7-të për ish-të përndjekurit politik, ja kur shpërndahet”

  1. adelajda says:

    kjo eshte nje gje jashtzakonishte shume e mire per te gjithe ato te shkrete qe kane hequr picirin gjat kohes se xhaxhit dhe per tmos i mjaftuar kjo hoqen picirin dhe me liderin suprem te pd.por ti lejme kto krahasime. e rencishme eshte qe po i marrin ato keste qe kan qene per tu marre me kohe

    1. ines says:

      o nje lajm shume i mire, shuem mire do beni duke ia deshperblyer vuajtjet po dhe mundin e gjithe ketyre viteeve prapa dyerve te institucioneve

    2. geri says:

      respekte, po vini dore per kete kategori te persekutume

  2. yli says:

    Shume mir keni ber

  3. Shkodran says:

    Maskarade, mashtrim , vec rrejne , une jame trashigimtare i nje te persekutuari nga regjimi kriminal komuniste dhe prindi i im ka marre vetem NJE KESTE QE NE 2012 DHE KY MASKARA DHE KJO GAZETE E PISTE NE SHERBIM TE FEMIJVE TE PRSEKUTORVE , RREJNE NE MENYRE TE PASKRUPULLTE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje