Strategjia e transportit: Mirëmbajtja e rrugëve kushton 10,000 euro/km

28 Nëntor 2016, 11:43Ekonomia TEMA

Buxheti i caktuar për mirëmbajtjen e rrugëve në Shqipëri llogaritet në rreth 25-30% e totalit të nevojshëm për mirëmbajtjen e infrastrukturës. Shifra arrin në 329 milionë euro për periudhën 2015-2019.

Kështu thuhet në Strategjinë Kombëtare të Transportit 2016–2020, e cila ka hyrë tashmë në fuqi me botimin e saj në Fletoren Zyrtare. Në të përcaktohet se Shqipëria ka shpenzuar 2,194/euro në rrjetin kombëtar, që është e pamjaftueshme dhe e ulët në krahasim me vendet e tjera në rajonin e Europës Juglindore, për të cilat objektivi është vendosur 10,000 euro/km për të arritur një gjendje të përshtatshme, raporton Monitor.

Edhe Banka Botërore, përmes inspektimeve të ekspertëve të saj, ka konstatuar se ndër shenjat e cilësisë së dobët janë: prishja e parakohshme e asfaltimeve të reja dhe e disa strukturave, përdorimi i standardeve të ndryshme të projektimit në seksione të përafërta, sinjalizime të dobëta dhe kontradiktore, mosriparime të pajisjeve apo sendeve elektrike.

Një studim po i Bankës Botërore i vitit të kaluar identifikoi 3,164 km rrjet rrugor, sipas të cilit 83% e rrjetit të përgjithshëm, 91% e rrugëve parësore dhe 77% e rrjeteve dytësore dhe të FSHZH-së janë në gjendje të qëndrueshme (shumë të mirë, të mirë apo relativisht të mirë) dhe kërkojnë vetëm mirëmbajtje periodike dhe të zakonshme.

Niveli i ulët i mirëmbajtjes është pranuar edhe nga qeveria shqiptare e cila me ndihmën e Bankës Botërore ka nisur një projekt, i cili pritet të përfundojë në vitin 2020. Sipas tij do të nënshkruhen kontrata 5-vjeçare bazuar në performancën me katër kontraktorë privatë për mirëmbajtje periodike dhe të zakonshme të 1,335 km rrugë parësore e dytësore të rrjetit kombëtar të rrugëve. Strategjia shqiptare për pagesat rrugore, që po përgatitet aktualisht në kuadrin e një projekti, do të sigurojë një dokument për qeverinë shqiptare për përdorimin e mundshëm të pagesave rrugore në vend.

2 komente në “Strategjia e transportit: Mirëmbajtja e rrugëve kushton 10,000 euro/km”

  1. alban says:

    mirembajtja e segmenteve rrugore eshte nje zgjidhje e mire, standartet dhe cilesia rrugeve nuk mund te permiresohen nqs nuk investohet ne format nga me te ndryshme ato duan investime te metejshme e mirembajtje te vazhdueshme cdo sherbim duhet te paguhet kjo eshte shume e rendesishme per sistemin sigurisht nese kemi deshire qe vendi te zhvillohet e ti afrohet europes pas disa dekadash

  2. niko says:

    Ngjan shume pozitive ndihma e Bankes Boteror per institucionet kompetente qe sigurojne mirembajtjen e rrugeve nje perpjekje shume e mire per te gjetur nje zgjidhje ne menyre qe te gjitha rruget te kene mirembajtejn e parametrat qe i takojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje