Kreditë e këqija, rritje e pandalshme

6 Dhjetor 2016, 09:52Ekonomia TEMA
Kreditë e këqija, rritje e pandalshme

Treguesi i kredive të këqija të sistemit bankar shënoi kuotën 21.35 për qind të totalit të kredive në muajin tetor, një tendencë që vijon prej dhjetë muajsh, duke nxjerrë bllof masat aktuale të qeverisë dhe Bankës së Shqipërisë për reduktimin e kredive me probleme.

Nga Gjergj Erebara

Kreditë e këqija në sistemin bankar shqiptar u rritën në 21.35 për qind të totalit të portofolit të kredive në muajin tetor, bëhet e ditur nga të dhënat statistikore të Bankës së Shqipërisë. Kreditë e këqija janë rritur vazhdimisht që nga dhjetori i vitit 2015 duke reflektuar njëkohësisht cilësinë e keqe të portofolit si dhe ecurinë jo shumë frymëzuese të ekonomisë reale.

Në dhjetor 2015, kreditë e këqija ranë në 18.22 për qind të totalit të kredive, pas një fushate pastrimi bilancesh, në të cilën bankat me kërkesë nga Banka e Shqipërisë fshinë qindramilionë euro kredi të pakthyera prej vitesh duke i kaluar në kategorinë e aseteve të humbura. Por fshirja e kredive të këqija nuk i dha fund problemit pasi kredi të tjera ranë në kategorinë e aseteve toksike.

Problemi i kredive të këqija është konsideruar prej vitesh si pengesa kryesore për rigjallërimin e rritjes ekonomike të Shqipërisë dhe qeveria aktuale bashkë me Bankën e Shqipërisë kanë ndërmarrë disa nisma për të ulur rrezikun e bankave në kredidhënie, por masat e marra deri tani kanë qenë të paefektshme.

Në fund të muajit tetor, portofoli i kredive të dhëna nga bankat qe 532.8 miliardë lekë (rreth 3.8 miliardë euro. Nga këto, rreth 800 milionë euro, janë kreditë e klasifikuara si të këqija.

Shumica e kredive të këqija në Shqipëri lidhen me një numër të kufizuar kompanish të mëdha, emrat e të cilave mbahen sekret. Vetëm 35 kompani të mëdha vlerësohet se janë përgjegjëse për më shumë se gjysmën e kredive të këqija. Disa prej këtyre kompanive kanë hyrë në proceset e ekzekutimit të detyrueshëm të kolateraleve por ia kanë dalë me sukses të zvarrisin procedurat.

4 komente në “Kreditë e këqija, rritje e pandalshme”

  1. rita says:

    rritja e transparences ne te ardhmen do mund te parandaloje krijimin e kredive te keqija me probleme per ekonomine

  2. dani says:

    Ulja e krevide me probleme kerkon impenjimin e shume aktoreve dhe nevojen e madhe per permiresin e aspektit ligjor per te ndjekur praktika me forta financiare per uljen e kredive te keqija.

  3. xixifuqe xinxifiqe says:

    Nuk besohet se kreditë e këqija po rriten. Kjo sepse guvernatori ka rrajur gjoksin me këshilltarin argjentinas dhe tha se.bankan jamë të sigurta. Apo edhe ky ndoqi rregullat e paraardhedit te tij që nuk zbatonte rregullat edhe ato qe i bente vetë dhe pasi i (nuk) i zbatontr? në fakt nuk i vinte në zbatim
    . Por mba tre muajsh i firmosnin edhe anëtarët e bordit që vazhdoknë të ligjërojnë. Jepem kredi për miqtë politikanët etj për tu mos kthyer
    . Vazhdoni vidhni kudo ngado por jo për këdo.xinxifiqe Xinxifuqe

  4. Aqifi says:

    Pyesni henri cilin I cili ka kredi mbi kredi dhe spaguan asnje!!!! pse sja nxjerrin emrin ketij plehre!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje