Balla i përgjigjet Luan Ramës: PS dhe LSI kanë qendrime plotësisht të dakordesuara për reformën zgjedhore. Roli i arbitrit është fals

18 Dhjetor 2016, 15:08Politika TEMA

Deputeti Taulant Balla që drejton Komisionin e reformës zgjedhore I është përgjigjur Sekretarit të LSI Luan Rama, duke e konsideruar të pavend rolin e tij si arbitër duke fajësuar njësoj PD dhe PS për reformën. Balla thotë se PS dhe LSi janë bahskë një skaudër dhe kane qendrime plotesisht te dakordesuara mbi rekomandimet e OSBE për reformën zgjedhore.

“I them mikut tim Luan Rama qe barazlargimi i tij, duke fajesuar po njesoj edhe PS edhe PD per Reformen Zgjedhore eshte i padrejte, per te mos thene me shume! Luan Rama duhet ta dije se PS dhe LSI jane bashke ne Komisionin e Reformes Zgjedhore dhe kane qendrime plotesisht te dakordesuara mbi rekomandimet e OSBE/ODHIR-it. Po ashtu Luan Rama me siguri e di qe kemi nje muaj qe presim qe PD te behet pjese konstruktive e punes se komisionit per ta mbyllur reformen. Prandaj Luan Rama le t’i beje thirrje PD sic i bejme edhe ne po ashtu, sepse roli i dyfishte i skuadres dhe arbitrit nuk ka me asnje kuptim! PS dhe LSI kane bere nje pune shume serioze ne komision dhe respekti per kete skuader eshte minimumi qe duhet te tregoje miku Luan Rama pavaresisht se mund t’i kete rene te beje pjesen e arbitrit!”.

LSi ka propozuar të shkohet në zgjedhje me lista të hapura, por jo nuk bën pjesë tek rekomandimet e OSBE/ODHIR.

1 komente në “Balla i përgjigjet Luan Ramës: PS dhe LSI kanë qendrime plotësisht të dakordesuara për reformën zgjedhore. Roli i arbitrit është fals”

  1. Spartaku says:

    Luan Rama si pjese e LSI-s,me qendrimin e tij aspak te drejte,tregon se Lsi-ja po e dredh bythen sa majtas sa djathtas.Por ta dine mire,se lsi-ja perfiton shume nga autoriteti i ps-te.Ta kete per turp nqs bene ndonje shaka,duke u shitur te pd-ke.E dim te githe se Ilir Meta eshte njeri paburreri,dredharak,dhe bene levizjet e kurves.Prandaj qendrimi i Luan Rames i ketij njeriu me syt si topet e lepurit,duhen marre seriozisht dhe shume te demsheme per koalicionin ps+lsi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje