OSHEE kallëzon firmë private, la 30 fshatra pa energji

18 Dhjetor 2016, 13:05Kronika TEMA

Një tjetër subjekt privat ka dëmtuar sot rreth orës 09.00 kabllin 35kV i linjës L30-1 Kinostudio-Lanabregas. 

Demtimi i kabllit ndodhi nga firma private B93, e cila po punonte për llogari të ujësjellësit, pranë Fizikës Bërthamore, duke nxjerrë jashtë pune dy N/stacionet, Lanabregasin dhe atë të Qafë-Mollës.

Si pasojë e këtij dëmtimi mbetën pa energji për rreth 3 orë rreth 40 mijë banorë të 30 fshatrave te Tiranës, si Lanabregas, Bregas, Linzë, Linzë Deli, Surrel, Priskë, Fushë Farkë, etj, Antenat e televizioneve ne Dajt, Vilat Qeveritare në Dajt, etj, si dhe subjekte të private (Teleferiku, etj).

Kryenxhinieri i Drejtorisë së Tensionit të Lartë për Tiranën, Egert Mema tha për mediat se pas konstatimit të dëmit, OSHEE ka thirrur policinë, për hetimin e ngjarjes dhe mbledhjen e provave.

“Ky është rasti i 15 për muajin dhjetor vetëm në Tiranë, pra mesatarisht çdo ditë nga një dëmtim.

Kompania ka punuar jashtë rregullave të kushteve teknike, pa marrë azhornimet dhe kodet e rrjetit nga OSHEE.

Abonentët po marrin energji nga linjat e tjera unazore”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje