Balla për Fazlliç: Të hetohen edhe politikanët që e ndihmuan...!

19 Dhjetor 2016, 18:33Politika TEMA

Deputeti Taulant Balla kërkon një hetim më të thelluar për çështjen Fazlliç nga Prokuroria.

Sipas tij serbo-boshnjaku i njohur për lidhjet e tij me familjen Berisha dhe liderin aktual të PD-së, nuk ka vepruar i vetëm por është ndihmuar nga këta politikanë.

‘’Lulzim Basha nuk jep asnjë sqarim se përse e solli Damir Fazlliçin në Shqipëri, se përse e ka mbështetur, se përse e ka thirrur Drejtorin e Përgjithshëm të tatimeve në zyrë, për t’i kërkuar rimbursimin me 3 këste kompanisë ‘’Kronacositions’’, dhe të bashkëpunojë me drejtësinë më këtë çështje.

Drejtësia dhe Prokuroria duhet ta shtrijë hetimin për aferën 1.5 milionë euro të Damir Fazllicit në ndërhyrje dhe në mbështjetjet politike që ka pasur ky individ. Damir Fazlliç nuk i ka marrë vetë 1.5 milionë euro nga tatimet, por i ka marrë me mbështetjen e Lulzim Bashës.

Është shumë e rëndësishme që Prokuroria ta bëjë hetimin të plotë jo vetëm rimbursimim i paligjshëm, përfitimi, por edhe ndikimi poltik në mbështjetje të kësaj afere’’, u shpreh Balla.

2 komente në “Balla për Fazlliç: Të hetohen edhe politikanët që e ndihmuan…!”

  1. Brahoo says:

    Do hetohet dhe intekonesioni,dmth do hetohet dhe Rama

  2. Baton Gostivari says:

    Me Fazlicin nis transparenca antishqiptare e Saliut me tufën…Varrezat “greke”, deti, shkolla serbe për boshnjakët…rrokullisjee pandalë….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje