Protesta e PD, Dako: Çeta e shpartalluar e SHQUP ka ngatërruar objektiv. Nga burgu të lirojnë gjykatat...

19 Dhjetor 2016, 14:30Politika TEMA

Pas protestës së disa militantëve të PD para selisë së bashkisë së Durrësit, ka ardhur dhe reagimi i kryebashkiakut të qytetit bregdetar Vangjush Dako.

Ai ka akuzuar PD se po përpiqet të falsifikojë një histori që nuk ka lidhje me të, ndërkohë që u bën thirrje që të protestojnë para Kushtetuese për të nxjerrë sa më shpejt Vetting-un nga aty.

Po citojmë të plotë postin e kryebashkiakut të Durrësit në rrjetin social:

E ndoqa me keqardhje përpjekjen e sotme të Shqupit për të vazhduar falsifikimin publik të një historie që s’ka asnjë lidhje me mua.

Unë jam kryetar bashkie dhe bëj vetëm detyrën time, me ndershmëri e pasion politik për qytetin tim dhe këtë qytetarët e Durrësit e dinë aq mirë sa më kanë vlerësuar me votën e tyre në rritje tre herë rresht.

Detyrën për të dënuar apo liruar njerëzit nga burgu e kanë gjykatësit dhe Gjykatat e Shqipërisë. Këtë edhe trimat e Shqupit e dinë shumë mirë, por trimëria e tyre është vetëm për të sharë, shpifur dhe falsifikuar të vertetën, jo për të denoncuar gjykatësit e korruptuar që janë edhe aleatët me të zellshëm të Shqupit.

Në vend që të shkojnë të protestojnë tek Gjykata Kushtetuese për të nxjerrë pa humbur kohë vendimin për Vetingun, trimat e Shqupit vijnë si një çetë e shpartalluar përpara bashkisë për të hedhur baltë mbi mua. Por balta e tyre vetëm më nderon dhe më motivon më shumë në betejën tonë me ta. Ne jemi e ardhmja, ata janë vetëm e shkuara.

Le të vazhdojnë se qershori po vjen dhe Durrësi do ta japë përsëri përgjigjen për kërkesën e tyre të papranueshme për t’u rikthyer në pushtet pasi rrënuan Shqipërinë.

2 komente në “Protesta e PD, Dako: Çeta e shpartalluar e SHQUP ka ngatërruar objektiv. Nga burgu të lirojnë gjykatat…”

  1. xhulio says:

    Pupupu c delirant qe eshte ky Dako.E ka bere paraja te mos i beje syri terrrrrr. Po qe e ka gjykata ne dore lirimin, kete e di dhe bufi, po ti c deshe qe dhe ate vertetim miresjelljeje?! Nuk jane ata 36 te tjeret e listes me pese vrases ne kurriz.Ku fle lepuri Dako???Kesaj pergjigjju.Dhe mos fol per renim.Nje oligark i ngritur nga renimi, eshte pjese e tij, shpirterore dhe materjale.E more vesh? E mora thuaj.S ke si t i dish ca gjera ti se i fundit i klases ke qene gjithmone.Te kam patur shoke klase nje kohe.Tape topi gjithandej.Po s ke faj.Kjo kohe eshte e tapave.Kane dale siper uji dhe po i marrin frymen popullit mbare me idiotesite e tyre.

  2. nord.al says:

    Nuk kan ngatrruar objektiv o Vangjel, por nuk kane as idene se cfare eshte Shteti, megjithse kan qeverisur 14 vjet. Keto jane sinonimi i antishtetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje