Jeta tragjike dhe persekutimi i motrave Qiriazi: Si u vetëvra i biri i Sevastisë në hetuesi (trupin ia zhdukën)

19 Dhjetor 2016, 10:03Politika TEMA

Nga Viktoria Dako Ruli

Mbesa e Sevasti Qiriazit, themelueses së shkollës së parë shqipe, rrëfen fundin tragjik të jetës së motrave Qiriazi.

1943, Sevastia dhe Parashqevia jetonin në Kamzë, pa ndonjë veprimtari publike të veçantë. Ishte kohë lufte. Sevastia kishte dy djem. Aleksandri shërbente si atashe me legatën e Kilit në Romë, kurse Gjergji punonte në spitalin civil në Tiranë si pjesë e ekipit të kirurgjisë.

Meqenëse qëndrimi në Itali u bë i rrezikshëm, mbasi Italia kapitulloi dhe u pushtua nga gjermanët, të cilët filluan të hakmerreshin kundër popullsisë civile, Aleksandri u kthye në Shqipëri. U kthye edhe e shoqja e tij, Rozi, dhe vajza e vogël 2- vjeçare, Viktoria. Gjergji banoi në Kamzë bashkime të shoqen e tij, Maria (që ishte motra e Rozit)dhe nuk kishin fëmijë. Aleksandri u mor me administrimin e pronës në Kamzë.

Në nëntor të vitit 1943, gjermanët erdhën në Kamzë mbasi dikush kishte thënë se në pyllin tonë prapa shkollës fshiheshin partizanët. Ata qëllonin me top nga rruga e Shkodrës. Në ballkonin e shtëpisë gjendej gjithë familja dhe disa miq të ardhur nga Durrë- si. Miku ishte Gjon Zaja, një shqiptar nga Mali i Zi me të birin, Xhixhin. Topi që qëlloi vrau Gjon Zajën dhe Xhixhin, ndërsa Rozi u plagos në këmbë.

Për të parandaluar një tragjedi më të madhe, Parashqevia dhe Sevastia dolën në ballkon me një çarçaf të bardhë, për të treguar që nuk kishte kundërveprime nga ana jonë. Gjermanët, pa dashje, vranë një ushtar të tyrin dhe donin të na e hidhnin fajin neve, por Gjergji u tregua i shkathët dhe e nxori plumbin nga trupi i ushtarit dhe u tregoi gjermanëve se ai ishte plumbi i tyre.

Në shtëpi ne kishim vetëm një çifte gjahu dhe një pistoletë, të dyja me leje. Megjithatë, gjermanët na nxorën të gjithëve jashtë në oborr me nga një ushtar me mitraloz pas shpine dhe filluan të na kontrollonin shtëpinë. Ata morën të gjitha gjërat me vlerë, florinjtë (monedha), madje morën edhe kapakët e Enciklopedisë Britanike, që ishin prej një lëkure të mirë.

Pas kësaj filluan të na hipnin në një kamion dhe, kur i erdhi radha Rozit me mua në krah, shoferi i tha: “Po të kesh ku ta lësh vajzën, lëre. Se atje ku po ju çojnë, nuk do të dilni të gjallë”. Nëna nuk kishte ku të më linte, mbasi Sevastia, Parashqevia, Aleksandri, Gjergji, Rozi, Maria edhe unë, madje dhe kuzhinierja besnike e shkollës “Rukie Tafaj”, ishim të gjithë në kamion dhe u drejtuam nga Rruga e Elbasanit. Afër fshatit Ibë me një kundërurdhër, kamioni u kthye dhe ne shpresuam se do të na kthenin në shtëpi, por kamioni vazhdoi rrugën e Shkodrës për në Veri, kapërcyem kufirin dhe u gjendëm në kampin e përqendrimit “Banjica në Beograd”.

Aty filloi kaluari i vërtetë i familjes. U ndamë veç gratë dhe veç burrat, dhe gjatë gjithë kohës asnjëra palë nuk e dinte nëse tjetra ishte gjallë apo vdekur. Kushtet në kamp ishin të tmerrshme. Ushqim ishin lakra dhe lëkura patatesh të ziera, nga të palarët zumë morra, pleshta e tartabiqe, rrezikova disa herë të vdisja nga uria dhe shpë- tova falë vajzës së një gjenerali anglez, që ishte kapur rob nga gjermanët dhe e mbanin aty në kamp. Ajo punonte në shërbim të komandantit të kampit dhe mblidhte gjithë mbeturinat e drekës dhe të darkës dhe m’i sillte mua.

Kështu shpëtova. Atë e vranë natën e fundit para bombardimit të kampit. Sevastinë dhe Parashqevinë i merrnin vazhdimisht në pyetje pse i kishin sjellë aty. Ne nuk ishin shoqërua me dokumente me arsyen pse na kishin marrë, mbasi ishte caktuar që të na vrisnin, për të humbur çdo gjurmë. Kështu kaluan ditët dhe muajt, derisa erdhi fundi i nëntorit 1944 dhe kampi u bombardua nga forcat aleate dhe dyert e kampit u hapën. Ne u larguam deri në kufi të Shqipërisë me tren dhe nga kufiri në Tiranë, rrugë të cilën e bëmë për 5 ditë, erdhëm me kafshë dhe me ndihmën e fshatarëve që na ndihmuan me veshje dhe ushqime.

Kur u kthyem në Kamzë, çdo gjë ishte shkretuar e vjedhur. Gjërat me vlerë i kishin marrë gjermanët, ndërsa gjithë pajisjet e shkollës dhe të shtëpisë ishin vjedhur nga banorët e Tiranës, të cilët vinin nga Tirana me qerre e merrnin ç’të mundnin. Sevastia dhe Parashqevia vajtën në komandën ushtarake të qytetit për të kërkuar ndihmë. Ato mundën të siguronin një kamion dhe dy ushtarë, me të cilët vajtën në pazarin e vjetër të Tiranës, ku na thanë se shiteshin gjërat tona.

Sevastia mundi të merrte disa krevate, velenxa, jorganë, jastëkë, dyshekë nga të shkollës, si dhe një gramafon mobilie, një komplet kolltukësh, dy dollapë kuzhine, tavolina e karrige, si dhe dy tapete persiane me vlerë; ngarkuam kamionin dhe menduam të ktheheshim sërish të nesërmen. Por të nesërmen, asnjë nuk doli të shiste plaçkat tona dhe nuk patëm më mundësi të rikuperonim asgjë tjetër.

Në këto kushte, gjendja e familjes ishte mjaft e vështirë, çdo gjë ishte shkatërruar e vjedhur, prandaj Sevastia dhe Parashqevia, me ndihmën dhe të pjesëtarëve të familjes, filluan të merreshin me një ekonomi ndihmëse, duke mbjellë zarzavate. Me frutat e pemëve që kishin mbetur bëmë marmelatë sa për të kaluar dimrin. Por pas dy javëve, një ndihmë e madhe u erdhi nga njerëzit besëmirë të familjes.

Pranë familjes kishin jetuar dhe punonin pesë vëllezër kosovarë nga Luma, njerëz shumë besnikë dhe të ndershëm. Ata kujdeseshin për tufën e bagë- tive që kishim ne, në verë ata bashkë me bagëtinë shkonin në bjeshkët e Lumës dhe në dimër zbrisnin poshtë në Kamzë, duke sjellë me vete djathin, gjalpin dhe gjizën që kishin bërë gjatë verës në stan, madje sillnin dhe këlyshët e qenve që kishin lindur atje. Sapo e morën vesh që ishim kthyer gjallë në kamëz, erdhën dhe sollën me vete tufën e deleve dhe prodhimet e tyre, dhe disa pula e zogj, gjë që na lehtësoi shumë kushtet e vështira që po përjetonim.

Viti 1945 kaloi shpejt, duke u marrë me punë rreth pronës për përmirësimin edhe më shumë të kushteve të jetesës, por në janar të vitit 1946 erdhi një urdhër nga qeveria që do të merrte godinën e shkollës me qira. Mbas dy muajve erdhi urdhri i sekuestrimit të të gjithë pronës dhe dëbimi i familjes nga Kamza. Sevastia dhe Parashqevia u ankuan dhe ato u lejuan të jetonin përkohësisht aty. Rukia i ndihmoi të përshtatnin një kotec pulash për të jetuar.

Por pas tre muajsh, edhe ato u dëbuan me urdhër të qeverisë. Sevastisë iu desh të kapërcente dhe një moment të hidhur dhe tragjik të jetës së saj. Shkolla ishte kthyer në shkollë partie, ku mësonin ish-partizanë dhe fshatarë injorantë, të cilët e shkatërruan varrin e Kristo Dakos. Kockat i nxorën nga varri dhe i shpërndanë andej-këndej dhe sot nuk dihet se ku janë.

Në Tiranë nuk dinim se ku të strehoheshim, prandaj kuzhinierja besnike, Rukije Tafaj, na ofroi të banonim në njërën nga shtëpitë e djalit të saj. Ajo ishte një shtëpi përdhese dhe muret dhe dyshemenë prej balte pa tavan, pa ujë brenda dhe me një nevojtore jashtë në oborr. Në këto kushte të vështira Sevastia merrej me gatimin e ushqimit, Parashqevia me punët e shtëpisë, mbasi Rozi me Marien punonin që të siguronin triskat e bukës. Në fund të vitit 1946, Sigurimi i Shtetit filloi të merrte në pyetje çdo natë Aleksandrin dhe Gjergjin, me shpresë që t’i fusnin në ndonjë grup armiqësor…

Shkollat fillore dhe të mesme i kishin bërë në Amerikë dhe kur Sevastia u kthye në Shqipëri në 1922, djemtë vajtën në Kolegjin Robert të Stambollit dhe pastaj për mastera në Itali. Kështu, ata qëndruan në Shqipëri nga fundi i vitit 1944 e deri në fund të 1946, kur u burgosën dhe u akuzuan si spiunë të amerikanëve. Për Sevastinë, kjo qe një goditje shumë e rëndë, të dy djemtë në burg pa asnjë faj dhe, meqenëse ishin në hetuesi dhe asnjeri nuk i kishte pranuar akuzat, nuk mund t’i takonte. Kështu, për gati tre vjet ajo nuk i pa djemtë e saj të dashur. Në shkurt të vitit 1949 na njoftuan se Gjergji kishte vdekur, që kishte vrarë veten, mbasi nuk po i duronte më torturat. Sevastia shkoi për të marrë trupin e të birit.

Të paktën do ta shikonte të vdekur, por atë nuk ia dhanë. Sevastia mundi të zbulonte se ata që vdisnin në burgoheshin në lumin e Tiranës. Kështu, natën ajo u nis bashkë me Marien në Bregun e Lumit për të gjetur trupin e Gjergjit dhe trupin e gjetën të mbështjellë me një hasër. Ndërkohë po gdhinte mëngjesi dhe kishin frikë se mos dikush i diktonte, kështu që ato e fshehën trupin në anë të tokës dhe u kthyen në shtë pi, me qëllim që të ktheheshin në mbrëmje dhe të merrnin trupin e tij. Por kur u kthyen, e gjetën tokën të punuar nga traktori dhe trupi ishte zhdukur për të mos u gjetur më kurrë. Sevastia, megjithëse në jetë kishte kaluar shumë telashe e peripeci, e karakterizuar nga një fortësi dhe kurajë, kësaj here dhimbja qe mbi forcat e saj dhe ajo ra në një depresion të thellë, u end plot pesë muaj nëpër zyrat e qeverisë me qëllim që të mund të rimerrte trupin e djalit të saj të dashur 36- vjeçar, por asnjë nuk iu përgjigj. Kudo që vajti, i gjeti dyert mbyllur.

Kështu, në gusht 1949 Sevastia i mbylli sytë e saj e dëshpëruar dhe me zemër të plagosur pa e parë djalin e madh që dergjej në burg, i paralizuar nga njëra këmbë nga torturat shtazarake. Aleksandri, pas tre vjetësh izolim, duke mos pranuar asnjë akuzë, u dënua me shtatë vjet burg dhe u lirua në vitin 1953. Shumë kohë më pas, në vitin 1962, me rastin e 50-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë për koniunktura politike të regjimit komunist, u tregua interes për veprimtarinë patriotike të familjes Qiriazi. Kështu, aty në Vlorë, ku 50 vjet më parë u shpall Pavarësia e Shqipërisë, katër pjesëtarë të familjes Qiriazi, Gjerasimi, Gjergji, Sevastia dhe Parashqevia, u dekoruan me “Urdhrin e Lirisë” dhe urdhrin për “Veprimtari patriotike”. Më vonë, Sevastisë dhe Parashqevisë iu dha titulli “Më- suese e Popullit”, titulli më i lartë për arsimin. Parashqevia jetoi gjithë kohën me familjen e Aleksandrit dhe vdiq në vitin 1970 në Tiranë. Fatkeqësisht, të gjitha këto nderime Sevastia, edhe po të ishte gjallë, jam e sigurt se nuk do t’i shijonte, duke mos e pasur pranë djalin e saj të dashur 36-vjeçar, i pafajshëm dhe në lulen e rinisë së tij.

16 komente në “Jeta tragjike dhe persekutimi i motrave Qiriazi: Si u vetëvra i biri i Sevastisë në hetuesi (trupin ia zhdukën)”

  1. Profesori says:

    Historia e Shqiprise dhe shqiptareve ka nevoje te perkujtohet e promovohet me kurajo e vertetesi nga ne, si popull.Ne rastin konkret per hulumtimin e shume ngjarjeve gjate luftes 2-te boterore e pas saj,deri ne ditet tona, duhet shkruar e dokumentuar jo vetem nga nismat e familjareve apo e historianeve te huaj, por edhe atyre shqiptar,qe nuk jane pak…Ne mbeshtetje te tyre duhet te jete dhe nje pjese e gazetareve tane,te cilet kane formimin e potencialin e duhur profesional,per nxjerrjen e fakteve ashtu sic kane qene pa deformime.

    1. e c'na gjeti says:

      Me vjen keq qe Sevasti Qiriazi paska lene pas nje mbese IDIOTE si kjo Viktoria! Ne cdo fjale dhe tregim te saj duket qarte tentencioziteti negativist dhe pasaktesite qe thote jane groteske ? Kjo debile ende nuk e di se lumjanet nuk jane kosovare. Kjo debile nuk ka koncept llogjik te justifikoje “konjukturat politike” te kohes. Kjo debile ne asnje tregim te saj nuk jep arsyen dhe shkakun e ndodhive,eshte krejt e pabesueshme ne ato qe thote sepse nuk ka ekuiliber mendor dhe rrjedhim llogjik te ngjarjeve.
      Thone se nga ferra lind trendafili,por kane harruar se poshte lulekuqes fle edhe neperka ?

  2. Qytetar says:

    Mjafton te lexosh kete artikull dhe te kuptosh se cfare monstruoziteti ka qene ai sistem diktatorial ne Shqiperi. Te mendosh dhe deshirosh qe ata njerez qe kane kryer keto krime ndaj njerezve me kulture dhe atdhetare duhen vrare ne menyre publike. Kjo histori e shume te tjera si kjo me familjen Qiriazi qe jetuan ne nje kohe kur arsyeja ne Shqiperi kishte humbur duhet te na bejne te mendojme te gjitheve per te shkuaren, te sotmen dhe te ardhmen. Kisha kuriozitet te dija se cfare Mendon Zonja e Zeze Nexhmije Hoxha lidhur me persekutimin qe i ka bere ajo dhe mostra qe kishte ne krah Motrave Qiriazi? Nuk eshte vetem ligesi nga ana e ciftit moster por edhe injorance. Motrave Qiriazi ju prefte shpirti ne paqe se Shqiperia dhe shqiptaret e kulturuar perulen me nderim prara tyre, ndersa cifti mostruoz u percellofte ne ferr.

    1. ca po thu o Shabono says:

      Qytetar i Kamzes evropiane ? Sipas tregimit te mesiperm nga personi ne fjale, regjimi diktatorial nuk ka vrare asnje person nga familja Qiriazi! Personat qe jane vrare jane vrare nga nazistet,sipas tregimtares. Nderkohe qe edhe nje person i burgosur pas Luftes thuhet qarte se eshte vetevrare! Prandaj propozoj qe nje rruge ne Kamez ti veme emrin tend : QYTETAR DEBILI!

  3. Zgalem says:

    Nje nga familet me te rendesishme te Shqiptarizmes , e pare ne te tera planet . Duhet te shkruhet e plote veprimtaria shume dimensionale e kesaj familjeje , qe lidh Shqiperine me diasporen , ne menyren me natyrale te mundshme .Historiae kesaj familjeje , eshte histori e Shqiperise te tera kohrave , bashke me diasporen . Ne rrast se autoria eshte e interesuar , une kam deshire ta njoh kete histori dhe ta perjetesoj . Shqiptaret nuk i njohin keto dy familje te medha , me kontribute kapitale per historine e Shqiperise . Zgalem

  4. Petro Luarasi says:

    Shpresoj se ky koment do te publikohet. ”Nuk ka ves me te ndyre se sa mosmirenjohja” Znj. Viktoria Dako Ruli , duhej te kishte me teper pergjegjshmeri per ato qe shkruan: nuk mund te ”harroje” dhe mohoje me ca fraza boshe te motivuara politikisht perpjekjen e jashtezakonshme te disa dashamireve me Skender Petro Luarasin ne krye, qe iu drejtuan instancave te larta per ta njohur, rivleresuar e nderuar kontributin e familjes Qiriazi, sepse rivleresimi i tyre nuk ndodhi rastesisht, ”per konjuktura politike”. Skender Luarasi kishte diskutuar publikisht qe ne vitin 1945 kur u zgjodh deputet i Kolonjes, ne komisionin pedagogjik 1946-1948, ka shkruar disa artikuj dhe 3 libra ( Gjerasim Qiriazi, Motrat Qiriazi, ndersa libri Sevasti Qiriazi iu ndalua, per nje aresye qesharake). Po te ishte gjalle z.Aleksander Dako, babai juaj, do ju qortonte dhe kujtonte se shtepine qe shitet ne Tirane e keni ”dhurate”, iu kthye familjes Dako-Qiriazi, nga perpjekjet e Skender Luarasit me shoke ne instanca te larta. Ky prononcim i zonjes , si dhe disa deklarata te papergjegjshme te meparshme ne nje film dokumentar me detyruan te bej kete koment.

  5. GJINOJA says:

    Z. Petro Luarasi,
    Nuk ka asnjë dyshim që Skënder Luarasit nuk i mungonin as njohuritë, as guximi dhe as afërsia që kishte me qarqet e larta komuniste, të ishte në gjendje shkruante ato që thotë zonja Vitore (po e quaj Vitore sepse ashtu e thërrisnin shoqet dhe shokët e saj), por në qoftë se do të shkruante persekutimin e asaj familjeje nga regjimi kriminal komunist, nuk do t’i botohej asgjë. Kështu që shkrimi i zonjës Vitore është një kontribut me shumë vlerë në njohjen më mirë të atij regjimi të ndyrë që iku.
    Për sa i përket shtëpisë së tyre, që përmend ti, Petro Luarasi dhe që e quan dhuratë nga Skënder Luarasi e që Vitora as që e përmend, jam i bindur se po të ishte gjallë Skënderi, do të të ndalonte ta shkruaje dhe, në qoftë se nuk do t’i bindeshe, do të të quante të pa fytyrë. Marrja e shtëpisë tënde nuk është dhuratë. Është një nga të drejtat themelore të njeriut në të gjithë botën, me përjashtim të vendeve me popuj me mentalitet hajdut e grabitqar si një pjesë e shqiptarëve.

  6. Petro Luarasi says:

    Ti ”Gjino”, duhej te permendje identitetin tend te plote perpara se te derdellisje si skuth anonim dhe shpifarak.
    2. Qe ta dish mire Skënder Luarasi ka diskutuar dhe ka shkruar per Qiriazet kur ti as qe e kishe haberin se kush ishin dhe as do te guxoje ta permendje.
    3. Po te mos ishte Skender Luarasi, kjo znj. Vitore( apo kush spekulon me fjalet e saj) do te ishte duke bredhur gjyqeve si shume te tjere deri me sot per te marre shtepine e paraardhesve ”te persekutuar”, etj, etj. .
    4. Por, nëse deshiron ta mbushesh ate qypin tend me te verteta dhe jo trillime, te rekomandoj te lexosh shkrimin E e sapo publikuar nga mediat ”Voal” (Voice of Albania) ose Fjala e Lire : ‘Nuk ka ves më të ndyrë se sa mosmirënjohja”
    Petro Luarasi: Kontribut për njohjen dhe vlerësimin e familjes Qiriazi

  7. Petro Luarasi says:

    Bej me dije se ne disa raste, ne nje dokumentar dhe ne nje liber (nga eshte marre edhe ky shkrim), trillohet dhe tjetersohet e verteta historike duke mohuar perpjekjet qe jane bere nga njerez te ndryshem , perfshi edhe Skender Luarasin, per njohjen, studimin dhe vleresimin e familjes Qiriazi, ne kushtet e sistemit te shkuar. Qellimi eshte i qarte: te groposen perpjekjet e paraardhesve, të sterroset gjithçka e shkuar dhe te duartrokiten ”trimat” qe e nisen nga e para. Por ka edhe ca tipa demagoge e mashtrues ordinere qe se kane per turp te shtremberojne kuptimin e fjaleve dhe logjiken elementare. Per kete aresye kam derguar per ta publikuar edhe ne gazeten ”Tema” shkrimin Petro Luarasi: Kontribut për njohjen dhe vlerësimin e familjes Qiriazi

  8. GJINOJA says:

    Vitorja nuk e përmend fare Skënder Luarasin, sepse nuk ka lidhje me temën që trajton ajo. Ti përse zemërohesh që nuk e ka përmendur? As unë nuk them ndonjë gjë të keqe për të, që të të detyrojë ty të më derdhesh e të më quash shpifarak. Unë nuk kam shpifur asgjë.
    Por një gjë duhet ta dish mirë: “Bamirësia më e fisme është ajo anonime.” Mos u mburr me bamirësinë, aq më shumë me të një tjetri.

    1. Baton Gostivari says:

      I nderuari Gjino!

      Ka të fisme, nuk do mend, në të mbeturit anonim kur bën mirë.
      Mirëpo, gjithashtu, një sjellje mosnjohëse e shpërfillëse ndaj bamirësve është sa primitive po aq e dhimbshme.
      Ca si ilustrim:
      Në qendër të Prishtinës ka një përmendore kushtuar një antiheroi, ndërsa nuk ka një të tillë, p.sh. për TRIMIN e MADH, gati anonimin
      SHABAN POLLUZHA!
      Popujt me histori të kultivuar arkivojnë e respektojnë veprimet fisnike…
      Respekt për zotin Petro dhe mirënjohje me përulje për familjen LUARASI dhe QIRIAZI!
      Të fala.

  9. llaqi says:

    Po prof. Pullumb Xhufi e prof. Paskal Milo si mendojne per keto ngjarje?

    1. u dhim tu qesh says:

      Kane shkuar te pyesin Uran Butken,se ai eshte specialist ne kete fushe ? ? ?

  10. Baton Gostivari says:

    “llaqi”, këta dy “legjionostë” nuk duan të mendojnë, atyre ua do shpirti agjitacionin në formë surrohistorie.
    Pyetje e ndershme, pa rezonansë etike.
    Të fala!

    1. u dhim tu qesh says:

      OR KATUNAR Tyrceli,meso te shkruash e pastaj perdor “fjale te medha” mor IDIOT me komplekse inferioriteti ?

  11. adelina says:

    I lutem zonjes vitore mbasi kam nji mosmarveshje me vellan.. isuf bajraktari qe I ka mashtruar mbesen e tij e vajzen time Duke i mar 56 milion leke 12 vjet qe ne 2004 dhe sgjen Dot zgjidhje se è ka mashtruar dhe ja ka cuar nji pjeshkore toke te bregu lumit duke e mashtruar dhe ka l’indur nji sherr ne familjen ton qe prejudice 12 viTeve lutem dua nji kontakthe me zonjen vitore qiriazi te me kontaktoj te ky numer 00393203131696 Pasi ajo ka len perfaqsues villain time per kto prona dhe ai po mashtron njerez Duke un mar leke per prona

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje