Basha bie dakord për herë të parë me Ramën: Më mirë vonë se kurrë

18 Dhjetor 2016, 21:39Politika TEMA

Njëherë të vetme në tërë këto vite kryetari demokrat ka rënë dakord me Edi Ramën, kundërshtarin e tij politik dhe kryeministër i vendit.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përshëndetur deklaratën e Kryeministrit, Edi Rama për faljen e kamatëvonesave për energjinë elektrike për pensionistët dhe familjet në nevojë.

Por, Basha e cilësoi vendimin si të vonuar dhe tha se tregon se Rama ka pranuar dëmin e madh që u ka shkaktuar qytetarëve në tre vite terror për energjinë elektrike. Lideri i opozitës theksoi në reagimin e tij se ky veprim i Ramës vjen vetëm për arsye elektorale me afrimin e zgjedhjeve.

Deklarata e plote e Lulzim Bashës:

Edi Rama më në fund pranon dëmin e madh që u bëri shqiptarëve në nevojë me terrorin 3­vjecar ndaj të varfërve që nuk paguanin dot dritat. Ai sot lajmeroi se do të falë kamatvonesat, që është më minimalja që i kemi kërkuar të gjithë prej të paktën dy vitesh.

Kjo është gjë e mirë për shumë familje në nevojë, sidomos tani që çmimi i dritave është rritur dhe fuqia blerëse e cdo familje shqiptare ka rënë.

Fatkeqësisht, falja vjen tepër vonë për Qamil Zelën që u vetvra si pasojë e burgosjes së padrejtë për dritat e papaguara, për Arif Dodën dhe Llazar Nasin që u vetëvrane nga depresioni pasi OSHEE i shkëputi dritat, per 35 vjecaren Resmie Alla qe vdiq duke rilidhur energjine per vogelushet e saj azmatike, per Barbulla Pepen qe vdiq nga i ftohti pasi OSHEE i shkeputi per 2 muaj energjine ne mes te acarit dhe per mijera të tjerë që kaluan drama dhe tronditje psikologjike nga dhuna shtetërore ndaj tyre për më shumë se tre vjet. Shqiptarët duhet t’i jenë mirënjohës faktit se po afrojnë zgjedhjet dhe tani që Edi Rama ka nevojë për votat e njerezve do përpiqet t’u hedhë edhe atyre ndonjë qoke të vogël, pasi tre vjet në pushtet ka menduar vetëm për pasuritë e tij dhe klientëve të tij duke grabitur paratë e qytetarëve.

Falja e detyroi Kryeministrin që të nxjerrë veten gënjeshtar: në nëntor 2014 ai pati deklaruar se 98 për qind e pensionistëve dhe 93 për qind e personave me aftësi të kufizuar e paguanin rregullisht energjinë elektrike.

Sot ai u detyrua te pranoje se janë të paktën 67 mijë familje pensionistësh që nuk përballojnë dot pagesat në kohë, të energjisë dhe janë gjobitur me kamatvonesa. Megjithatë më mirë vonë se kurrë.

2 komente në “Basha bie dakord për herë të parë me Ramën: Më mirë vonë se kurrë”

  1. L leshi says:

    O lulush po atje ne hollande ti presin dritat po nuk i pagove? Sepse ketu ku jetoj une ti presin..po ju sdoni te beni shtet e doni vendin si ne epoken e gurit.

  2. true says:

    Na mbushe mendjen Lulush me dakoresine, Ke pare ose ke degjuar qe ne Holande, pakistan, Afganistan, Zambia, Kanada, ShBA qe te marresh energji dhe te mos e paguash ose te vjedhesh energji dhe te jesh krenar per ate qe ben. Jo Vetem arsimtaret dhe policat e Saliut e kishin kete priviligj qe konsumonin sa te donin dhe nuk e vrisnin mendjen fare se duhej paguar. O pusht po kush i ha ato qe thua gjoja me fjale prekse dhe ne ben per te qare se keta qe kane vdekur kane rane me krye te detyres dhe shteti duhet ti shperbleje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje