Ministri Bushati: Aleppo, fushë-varrezë e interesave gjeopolitike

18 Dhjetor 2016, 21:15Politika TEMA

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar në lidhje me situatën që po ndodh në qytetin Aleppo të Sirisë, atje ku mijëra civilë humbën jetën, ndërsa shumë të tjerë po luftojnë me vdekjen.

Me anë të një statusi në rrjetin social ‘Facebook’, Bushati theksoi se rënia e Aleppos është një njollë ndërkombëtare, vend i cili është kthyer në fushë-varrezë të interesave gjeopolitike.

Reagimi i Bushatit:

Rënia e Halepit dhe shpopullimi gjakësor i orkestruar nga regjimini Bashar El Asad, janë një njollë më shumë në ndërgjegjen e rrënuar ndërkombëtare. Ndjenja e kompleksit prej gabimeve të së shkuarës, për fat të keq e ktheu “bashkësinë ndërkombëtare” në soditëse të një tragjedie njerëzore, e cila duhej parandaluar me çdo kusht.

Një prej qendrave të trashëgimisë së njerëzimit, siç është Halepi, u shkatërrua tërësisht, u vra shpirtërisht dhe u kthye në fushë-varrezë të luftërave dhe interesave eksplozive gjeopolitike. Ne në Ballkan e kemi provuar çmimin e lartë të pasivitetit ndaj përdorimit të forcës brutale që imponojnë regjime barbare.

Plagët e krimeve të shkaktuara gjatë luftërave të Ballkanit janë ende të pashëruara. Sikundër tentativa gjithnjë e më e dukshme për të aplikuar të ashtuquajturën politikë të “sferës së influencave”, e cila synon destabilizimin e rajonit dhe frenimin e perspektivës së qartë euro-atlantike.

Qysh në nisje të këtij konflikti, Shqipëria ka mbështetur çdo iniciativë të ndërmarrë nga vendet partnere për Sirinë. Ne do të vijojmë të mbështesim përpjekjet për të garantuar sigurinë e popullsisë civile të bllokuar. #StandWithAleppo

1 komente në “Ministri Bushati: Aleppo, fushë-varrezë e interesave gjeopolitike”

  1. ilir says:

    po ti mor mini minister flet sepse ke gojen,sepse qeni len per ate qe i jep per te ngrene , dhe ti nuk e zhgenjeve padronin tende,po a nuk jan padronet e tu mor mini minister qe e sshkatuan kete shkaterrim te alepit (qe ty te ardhka kaeq sepse eshte qytet historik) ti more mini minister po na tregon vec pasojate e asaj qe kan filluar padronet e tu qe ne 2003 me irakun ,egjyptin , libin ,jemenin, tani qe padronet e tu me shum gjak dhe jete njerzish te pafajshem po u vjen fundi ne siri , ti mor mini minister i topeve , del dhe na shkruan status ne fb se gjoja asadi paska shkaterruar vendin e vet dhe paska vrar njerzit e vete, pse nuk shkruan mor mini minister se ne alepo sirianet dhe ruset kan arrestuar 14 oficer te medhenj te natos qe drejtonin opereacionet e terroristve , po te kaloj linkun me artikullin e plote me emer mbiemer te te gjith oficerve dhe vendet se nga vinin http://www.controinformazione.info/gli-agenti-della-cia-catturati-ad-aleppo/(pa tjeter qe nje minister me famen tende duhet te dij italisht) tung. mikro minister

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje