Mevlüt Mert Altıntaş është identifikuar si 22-vjeçari që vrau ambasadorin e Rusisë në Turqi.
Tani policia turke po heton veprimtarinë e tij dhe ka arrestuar nënen dhe motrën e tij, sipas pamjeve të shfaqura në CNN-in turk.
Atentatori ishte pjesëtar i policisë së Ankarasë, i specializuar për ndërhyrjen e shpejtë në raste përleshjesh me turmat.
Ministri i Brendshëm dha ditëlindjen e tij si 24 qershor, 1994, në rajonin Söke të provincës Aydın.
Atentatori u vra nga policia pak pas ngjarjes.
Ai kishte hyrë në ekspozitën që po hapej nga ambasadori rus, duke treguar dokumentin e tij të policisë, ndërsa ishte i veshur me kostum.
“Kjo është për Halepin”, bërtiti ai, gjatë një monologu të filmuar në kamera.
Media turke e identifikoi fillimisht si pjesëtar të Al-Nusrës, nisur nga fjalët që përdori, po me kalimin e orës, versioni që vrasësi ishte gylenist po zë më shumë vend si shpjegimi kryesor zyrtar. (Ruben Avxhiu)
PO, PLOTËSISHT KE TË DREJTË, me ose pa shenjën (?)
Falënderoj Andin dhe gazetën TEMA për këtë skicë të plotë të profilit antishqiptar, antiperëndimor, proforcave antishqiptare të këtij Aliu epigon i Ali Shukriut në Kosovë.
Di një sekret nga Lufta e Kosovës ndaj mediave të perëndimit , në një hotel në qendrën e Tiranës më 1999, muaji prill.
Qyteti Sirian quhet Alepo (Aleppo) dhe jo Halep o hale gazetare.