Ministrja e Jashtme ruse konfirmoi vdekjen e ambasadori, ndërsa deklaroi se “terrorizmi nuk do t’ia hedhë lehtë. Ne do të do ta luftojmë atë me vendosmëri”.
Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova tha se diplomati Karlov ishte i shquar dhe se kishte bërë shumë për të luftuar terrorizmin.
“Ai do të mbetet në zemrat tona përgjithmonë”, tha ajo.
Karlov ishte angazhuar së fundi për të ndërmjetësuar për evakuimin e civilëve nga Aleppoja.
Ndërkohë, zëdhënësi i departamentit të Shtetit në SHBA, John Kirby tha se zyrtarët amerikanë ishin në dijeni të raporteve në lidhje me sulmin ndaj ambasadorit duke e dënuar atë.
“Ne e dënojmë këtë akt të dhunës, pavarësisht burimit të saj,” tha ai.
“Mendimet dhe lutjet tona janë me të dhe familjen e tij.”
reagimi rrus ndaj ankarase kete here duhet te jete i pameshirshem sepse eshte vrare prapa kraheve ambasadori dhe e dyta vrasesi eshte polic ne detyre ne shtetin turk dhe ska te beje aspake me sirine,nqs ambasadori vritet ne kete menyre ne nje shtet gjoja mik atehere cpret rrusia