Tiranë, maskat grabisin me armë një bankë pranë "21 Dhjetorit"

19 Dhjetor 2016, 09:34Kronika TEMA

Dy persona të maskuar kanë grabitur me armë një bankë në afërsi të “21 Dhjetorit”.

Grabitja ka ndodhur në mëngjes, në momentet sapo ishte hapur banka.

Sipas informacioneve të para dy personat që mbanin kapele në kokë ishin me motor dhe pasi kanë grabitur një shumë e cila ende nuk dihet janë larguar në drejtim të paditur, raporton Report TV.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton pistat e mundshme që do të çojnë në zbardhjen e grabitjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje