Gati ligji për armët, ja si mund ta dorëzoni në polici pa u ndjekur penalisht

18 Dhjetor 2016, 13:25Kronika TEMA

Deri më 30 prill 2017 të gjithë ata qytetarë të cilët kanë një armë në shtëpi mund ta dorëzojnë vullnetarisht në Polici dhe nuk do të ndiqen penalisht. Nisma për dorëzimin e armëve është futur në projektligjin për amnistinë dhe parashikon që shqiptarëve t’ju jepet një tjetër mundësi për dorëzimin e armëve.

Por shqiptarët duhet të presin që të hyjnë në fuqi ligji për dorëzimin e armëve, i cili më parë duhet të miratohet në Parlament. Në rast se vendosni t’i dorëzoni armët sot atëherë do të ndiqeni penalisht.

Ligji parashikon që dorëzimi i armëve të bëhet pranë komisariateve ose pranë stacioneve të policisë. Për çdo lloj arme që do të dorëzoni, atëherë nuk do të dënoheni. Pritet që dorëzimi i armëve të nisë nga muaji janar.

Ky projektligji është propozuar nga Ministria e Brendshme për shkak se një pjesë e mirë e shqiptarëve kanë armë në shtëpi. Këtë fakt e pohon edhe një raport i Shërbimit Informativ të Shtetit i cili tregon se rreth 40% e familjeve shqiptare kanë një armë në shtëpi.

Lloji më i shpeshtë i armëve që mbajnë shqiptarët është automatiku dhe pistoleta. Por nuk mungojnë as pushkët e gjahut, të cilat një pjesë janë pa leje.

4 komente në “Gati ligji për armët, ja si mund ta dorëzoni në polici pa u ndjekur penalisht”

  1. zaho says:

    Per carmatosjen e popullit duhet te ngjallet Mehmet shehu ndryshe duhet nje gje qe te vriten me njeri tjetrin shqipot

  2. tani says:

    fiks zaho… dhe thuaj babushat e kombit ata e bene shqiperine ata duhet te ringjallen qe ti kthejne nga erdhen maloket qe e shkaterruan pa nda edhe sot e kesaj dite… ti qesin faret faren e tyre te ndyr… siç thot populli edhe në i nderrofsh nje qind lekure qytetar sbehesh kurre….respekt.

  3. says:

    Bëhën legalizimet për ndërtimet pa lejë. ,përse jo për squka me zogj.

  4. Spartaku says:

    Na i beri peshqesh SALI BERISHA,keto arme qe armatosi gjithe popullin duke hapur depot e armatimit.Saliu u mori parat neper firmat piramidale,dhe me pas ju dha njerzeve nga nje arme te vrasin njeri tjetrin.Ju shofte fara dhe ju harroft emri ketij Sali kriminelit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje