Për herë të parë, për institucionin e Presidencës, do të ketë një Ligj Organik. Ai konkretizon kompetencat kushtetuese dhe rregullat e bashkëpunimit me Kuvendin, Kryeministrinë dhe organet e Report Tv zvardh draftin që do të miratohet sesionin e ardhshëm parlamentar në kuadër të Reformës në Drejtësi.
Për herë të parë ligji detajon mënyrën e shkarkimit të Kreut të Shtetit kur është i paaftë për të kryer detyrën. Neni 9 parashikon ngritjen e një komsioni për të vertetuar paftësinë e presidentit mendore e fizike. Ky komision vendos nëse është rasti i zëvendësimit të tij nga Kryetari i Kuvendit. sipas ligjit të ri, procedura për ngritjen dhe funksionimin e këtij komisioni do të përcaktohet në rregulloren e Kuvendit. Po sipas nenit 9të, Presidenti mund t’i kërkojë kryetarit të Kuvendit ta zëvëndësojë përkohësisht nëse është i pamundur për të ushtruar detyrën”.
Neni 9
Pamundësia në ushtrimin e funksioneve dhe vakanca
Gjatë gjithë kohës kreu i shtetit do të ketë 2 mjekë personalë. Ai merr kompensim financiar nëse aksidentohet gjatë detyrës, po ashtu dhe zonja e parë. dëshmpërblimi mbulohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.
“Neni 50
Kujdesi ndaj shëndetit
Presidentit të Republikës i caktohen dy mjekë personalë, të cilët emërohen nga Ministri përgjegjës për shëndetësinë me marrëveshje me Presidentin e Republikës. Shërbimet e kujdesit shëndetësor të ofruara për Presidentin e Republikës, paguhen nga buxheti i Institucionit të Presidentit të Republikës, në varësi të fondeve buxhetore të parashikuara.
Neni 51
Garancitë shoqërore në rast sëmundje dhe aksidenti të Presidentit
Në ligjin me 70 nene detajohen dhe përfitimet e familjarëve të presidentit në rast të vdekjes së tij. Ndërkohë pas lënies së detyrës, ish presidentit I lidhet pension suplemnetar dhe I lind e drejta të marrë shpërblime nga shteti. Po ashtu I sigurohet shtëpi e badigardë. Në draftin e siguruar nga report tv saktësohen dhe kompetencat e presidentit në emerimet dhe shkarkimet në institucionete reja të drejtësisë në bazë të ndryshimeve kushtetruese të 22 korrikut.
Sipas ketij projektligji nuk zgjidhet asgje. Kur presidenti çmendet do ikij vete, por kur ben si i çmendur nuk jep zgjidhje projektligji. Ketu per konkretizim kemi presidentin Nishani qe ben si i çmendur.