Vangjush Dako: Ja pse më sulmojnë Basha dhe Blushi!

20 Dhjetor 2016, 10:11Politika TEMA

I ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën”, kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka treguar për shkresën që firmosi për t’i garantuar punë Lulzim Berishës, në rast të një dënimi alternativ.

Dako tha se nuk kishte bërë asnjë shkelje ligjore dhe se shkresa që lëshoi ishte kërkuar nga familja e Lulzim Berishës.

“Kemi të bëjmë me një kërkesë të familjes Berisha për t’u punësuar, nëse do të kishte një dënim alternativ për të. Ne i kemi kthyer përgjigje familjes. Në 2011 kemi bërë një marrëveshje me Shërbimin e Provës, mes meje dhe Arben Sefgjinit, ku marrim detyrimet për shërbimet e provës. Gjykata e ka përdorur letrën time nga frika se do të dilte PS kundër vendimit të tyre për ta liruar Lulzim Berishën. Shkresa të tilla janë detyruese, e di çdo kryetar bashkie. Edhe Lulzim Basha e di, edhe ai mund te ketë lëshuar të tilla.

Është rutinë, në Bashki  vijnë njerëzit dhe kërkojnë shkresa. Unë nuk e njoh personalisht, Lulzim Berishën, e njoh si gjithë qytetarët e Durrësit. Ai nëse vjen, do të punojë në ndërmarrjet komunale të ujësjellësit, pastrimit apo gjelbërimit. Kemi 36 të dënuar, që vetëm në 2016, punojnë në këtë ndërmarrje komunale. Por ai nuk ka ardhur ende.

Për mua nuk është problem , kur nis një shkresë të tillë. Ligji më detyron mua t’i jap përgjigje çdo qytetari, qoftë edhe i dënuar se në kundërt i bie që ta diskriminoj. Por mund të them me siguri, që firma ime nuk e ka ndihmuar Lulzim Berishën të dalë nga burgu. Nuk ka vlerë kjo letër. Mediat nuk merren me ata që dhanë vendimin, por merren me një shkresë që nuk ka ndikuar, as ndihmuar të dalë nga burgu, një të burgosur”, u shpreh Dako.

Vangjush Dako ka folur edhe për akuzat që janë lëshuar nga kreu i opozitës Lulzim Basha dhe kreu i LIBRA, Ben Blushi, duke u shprehur se janë akuza politike.

“Kush është Basha që të më akuzojë mua si kriminel? Ai është kriminel, se la 4 të vdekur në Bulevard. Ndërsa, Blushi e sheh veten të rrënuar, të pashpreë dhe fillon e bën lajme. Bën lajme çdo ditë për të rrëzuar Edi Ramën. Ai do të shkatërrojë figurën e socialistëve. Kam 10 vjet kryetar Bashkie. Këto fushata i kam fituar pa ndihmën e Lulzim Berishës. Ai ka qen në burg, kur unë kandidoja. Blushi ishte ai që më thoshte mua, “na shpëtove duke fituar tre herë rresht këtë Bashki”. Tani thotë të kundërtën, se është thjesht shpifës”, u shpreh kryebashkiaku i Durrësit.

“Rama më ka kërkuar llogari për këtë rast. Kemi folur, Ai është koshient, ka qenë kryetar bashkie dhe e di sesi funksionojnë gjërat dhe se këtu nuk ka asnjë shkelje,” u shpreh Dako në emision.

Dako u përball në “Dritare me Rudinën”, me analistin Mentor Kikia dhe gazetaren e BIRN Aleksandra Bogdani, që zbuloi dokumentin e bashkisë së Durrësit për t’i garantuar punësim Lulzim Berishës.

Bogdani tha se Dako nuk kishte asnjë lloj detyrimi për ta lëshuar këtë shkresë. “Shërbimi i Provës është opsional, nuk ka ligj për të. Dokumenti që i referohet Dako, është memorandum, jo ligj. Shkresa që ai ka lëshuar, bëhet pasi jepet dënimi dhe jo para”, tha Bogdani

Ndërsa analisti Mentor Kikia, tha se kryebashkiaku nuk ka asnjë lloj detyrimi ligjor për këtë shkresë, por ama ka detyrim moral. “Ai dokument që ka lëshuar, e vë nën përgjegjësinë e fortë morale. Ka apo jo përgjegjësi ligjore, këtë e vendos Prokuroria. Por përgjegjësi morale ka patjetër. Lirimi i Lulzim Berishës është shembulli tipik i fitimit të imunitetit që kanë të fortët”, u shpreh Kikia.

I ftuar në “Dritare me Rudinën”, kryebashkiaku i Durrësit sqaroi se Prokuroria ka hapur çështje ndaj tij, por ai është i sigurt se nuk ka bërë asnjë shkelje, përveçse ka firmosur një dokument rutinë, që është detyrues për të. Dako, shpjegoi se opozita e sulmon si njeri të rëndësishëm të PS dhe  e bën të tërheqë vëmendjen nga vettingu. Vetëm shpifin, tha Dako, duke treguar edhe rastin e fundit, kur u fol se ka shkuar me pushime bashkë me kryeministrin Rama në Milano. Dako tregoi versionin e vet për këtë udhëtim.

Para ca disa ditësh u shpif se unë udhëtova me Edi Ramën. Nuk është e vërtetë. Nuk isha fare në Milano, zbrita në këtë qytet dhe shkova në Zvicër. U takuam me Ramën shumë rastësisht në avion, unë me gruan dhe vajzën dhe Rama me familjen e tij”, u shpreh Dako.

Vangjush Dako, ndaloi gjatë në emision në çdo akuzë që i është bërë së fundmi, përfshirë edhe projektin Veliera, që sipas tij do të mbarojë në korrik të vitit tjetër dhe do të jetë një nga projektet e bukura të Durrësit. Dako u shpreh se pavarësisht akuzave të emisionit investigatit, Stop, projekti nuk ka prekur vijën bregdetare, por po mbush me inerte një pjesë të detit, në një zonë të degraduar, për të ndërtuar një parking publik. Dako ndaloi  në gjithë projektet e Rilindjes Urbane në Durrës, që sipas tij, janë pritur shumë mirë nga qytetarët, të cilët e tregojnë me votë dhe jo me fjalë, mbështetjen për të.

5 komente në “Vangjush Dako: Ja pse më sulmojnë Basha dhe Blushi!”

  1. Endri says:

    IDIOT, QE NA SHET GENJESHTRA. TI JE NJE I PA AFTE SA NUK E MERITON TE JESHE NE ATE VEND. PO KESHTU ESHTE KUR KA NJE OPOZITE AKOMA ME IDIOTE SE TY DHE TI VAZHDON TI BIESH BOTES RRETH PER 80 DIT.

  2. keli says:

    Po normale ju duken ju te medias, veprimet e gjushit?? eshte nje turp i madh, eshte nje veprim skandaloz i nje kryetari bashkie te papergjegjshem, mjere ky popull nga kush drejtohet ne kete vend, mire bejne qe ikin nga ky vend i mallkuar, nga keta pushtetare, qe dine vetem te vjedhin dhe te blejne postet e tyre me para dhe me kriminele turp , turp turp:>??????????????????????

  3. KORCARI USA says:

    Idiot.Te duhet krimineli per vota si cte eshte dashur cdo bandit per te fituar zgjedhjet,Ti je po aq hajdut sa dhe hajdutet,ti je po aq bandit sa dhe banditet,ti je aq i pa afte sa dhe sharlatani Rama,ti je nje genjeshtar sa cdo Hasan e Qazim i PS.Prokuroria te shikoje mire vjedhjet ne firmat tende te betonit dhe lejat e ndertimit.Ti nuk meriton ti fshish kepucet Blushit e jo me te replikosh si idiot me te.Niveli tend eshte deri ne mashtrim dhe vjedhje,Dursaket do te dine mire se cte te japin ne zgjedhjetNuk do te kete me vota per Ballat,Hasanet,Qazimet e Qiftet e PS -se.Ne qershor Shqiperia do te clirohet njehere e mire nga kriminelet,sharlatanet e idiotet.Parlamenti i ri do te jete me Blushet,Hafizet,,Patozet e Selamet,Intelektualet e puntoret,fermeret,biznesmenet e ndershem.Do te te mare malli te degjosh ne parlament fjalorin e ndyre e te qelbur te Rames,Berishes,Balles e gjith llumit te shqipetareve qe kane uzurpuar foltoren e kuvendit.

  4. xhulio says:

    Thuaj nje ciko mo Dako: Si dhe qysh i ke blere antaret e kryesse se PD ne Durres.Gorrene, mo Dako, Kertushen, Ferdin e Xhaferrajve, Golen o Dako etj etj etj… Ti do te kthesh pergjigje:Me lumte! Matrapaz jam.Dhe do te fitoje prape.Vetem ta dishe, do te hyjsh ne librin Gines per tjetersimin e qytetit.E ke kthyer ne rrumpallhane thone Durrsaket.Heshtin antaret e keshillit te bashkise te opozites.I ke shtene ne dore me favore te ndryshme..E prape demokratet e vertete, te cilet i ke frike si djalli nga temjani do vije nje dite qe do te ta tregojne vendn.Vetem prokuroria te pret.Jo kjo qe ia ke mbyllur gojen me favore.Ajo tjetra qe do te dale pas pak.Hajt, suksese ne jete!

  5. PO.PO says:

    Do te doja , qe ju , z. Dako , te ishit pak naiv , por faktet jane kokeforta . Ne
    diitet e sotme , kur kjo opozite thellesisht destruktive , po akuzon e perbalt
    cdo kundershtar politik , duke derdellitur e sajuar probleme te pa qena , ti
    goxha burre , “i paster” e i “pa perlyer” , na del hapur , te dokumentuar me
    firme e me vule , se je gati te besh “pjestar te familjes bashkiake” , nje kriminel ,
    jo dosido , por te denuar me burgim te perjetshem , vrases serial , qe nuk
    kini lene menyre e mjet pa perdorur , deri sa e nxuaret nga burgu ! Kerkon
    te justifikohesh , me nje dispozite ligjore…. , por ajo dispozite , nuk do te
    thote , qe te lesh rrugeve e ne mjerim e pa punesi mijra njerez qe ke pa
    pune ne bashkine tende , dhe ta interpretosh ne kete menyre ligjin . Nuk ka
    sot , as edhe nje budalla , qe te besoje idjotesite e tua . Ti , ka mundesi te
    jesh futur aq thelle ne krime sa qe te duken krejt normale veprime kaq
    skandaloze . Une , jam thellesisht i majte , por ne kete rast , jam dakord
    me opozitendhe me logjiken normale e me te drejten e qytetareve . Se
    kush je ti ne te vertete , Edi Rama natyrisht qe e kupton mire , por ndodhet
    i rrethuar nga shumica e tij maskarenj , kriminele e bandite te vertete ,
    kosto qe po e paguan , jo vetem ai por i gjithe vendi . Ne “nderin” tend ,
    do te ishte , te kishe dhene doreheqjen e te mos merresh fare me politike ,
    por juve iu ka plasur delli i ballit dhe nuk iu ka mbetur cipe publike !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje