E veja e Ambasadorit rus pëson “krizë nervore”, pa live vrasjen e të shoqit

20 Dhjetor 2016, 22:52Bota TEMA

Vrasja e Ambasadorit rus në Ankara ka tronditur familjen e tij. Mediat ndërkombëtare raportojnë se e veja e Andrei Karlov, Marina, ka pësuar një “krizë nervore’ në momentet pasi ajo mësoi se i shoqi u vra të hënën.

Per fat te keq gjithcka ndodhi para syve te saj, tejsa ajo ishte duke ndjekur fjalen e bashkeshortit ne ekspoziten ku ai po merrte pjese.

Karlov u qëllua për vdekje nga prapa nga polici 22-vjeçar jo në detyrë Mevlut Mert Altintas, e shoqja e Ambasadorit Marina ra në dysheme si të tjerët qe ndodhedhin në ekspozitën fotografike.

Ajo u dergua në spital, dhe është shoqëruar nga mjeku i Ambasadës dhe psikologët, ne ceremonine e dergimit te eshtrave te burrit të saj në Moskë sot.

Nëna e tij Maria po ashtu luftoi  të përmbajë pikëllimin e saj mbi arkivolin e të birit të mbështjellë me flamurin rus.

Në ceremoninë ushtarake merrnin pjesë ministri i jashtëm turk Mevlut Cavusoglu dhe homologu i tij rus, Sergei Lavrov.


636x382_MP4_3885783775158055466 by revistaime

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje