Rama, pensionistëve: Qeveria do t’u kushtojë më shumë vëmendje

20 Dhjetor 2016, 15:44Sociale TEMA

Kryeminsitri Rama, gjatë takimit me pensionistët u premtoi atyre se qeveria do t’i kushtojë vëmendje kësaj shtrese, jo vetëm me shpërblimet për fundvit, por edhe me rritjen e pensioneve përgjatë vitit të ardhshëm. Rama shtoi se vitin e kaluar ishte rritur pensioni me 15.6 % për 6 mijë e 600 veteranë të luftës. Sipas tij, nga 1 marsi do të rriten të gjitha pensionet, ndonëse mundësitë janë të kufizuara. Nga ana tjetër, kryeministri renditi edhe disa problematika si gjykatat e korruptuara të vendit, ndonëse ka numër të lartë juristësh, apo vendet e shumta të punës dhe mungesa e profesionistëve, si dhe disavantazhet e palës kundërshtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje