Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja kanë thënë se do t’i ndalin shpimet e naftës dhe të gazit në pjesën më të madhe të bregdetit të tyre në Arktik, në një lëvizje që qartas konsiderohet parandalim i zhvillimeve në rajon nga presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump.
“Këto aksione dhe aksionet paralele të Kanadasë, mbrojnë një ekosistem unik dhe të ndjeshëm, që dallon nga çdo rajon tjetër në tokë”, tha mbrëmë vonë presidenti amerikan, Barack Obama.
Grupet e mbrojtjes së ambientit e kanë mbështetur këtë lëvizje, duke thënë se shfrytëzimi i ligjit nga periudha e vitit 1950 për ndalim, do ta mbrojë në mënyrë të “përhershme” bregu e Arktikut, raporton REL.
Këto grupe kanë theksuar se presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka emëruar shumë mbështetës të shpimeve në kabinetin e tij.
Megjithatë, Erik Milito, drejtor i Institutit Amerikan të Naftës, tha se “nuk ka gjëra të tilla si ndalim i përhershëm”.
Ai ka theksuar se industria do të punojë me administratën e zotit Trump për ta kthyer vendimin.