5 deputetë të mazhorancës dhe opozitës i janë drejtuar me një letër kryeministrit Edi Rama ku i kërkojnë ndërhyrje urgjente të zgjidhjes së shpërthimeve që kryen kompania e naftës Bankers Petroleum dhe që ka dëmtuar mjaft shtëpi dhe biznese të zonës. Janë bërë bashkë Petrit Vasili dhe Robert Bitri i LSI-së, Omer Mamo i PDIU –së të cilëve u janë bashkuar edhe deputete të opozitës si Bedri Miha dhe Kozma Dashi të PD-së. “Duke e vlerësuar si tepër të rëndë dhe shumë kritike situatën e krijuar në Zharrëz me lëkundjet e krijuara që kanë dëmtuar shtëpitë e banorëve deputetët kanë listuar një sërë kërkesash.
1.Një komisioni për verifikimin edhe zgjidhjen e situatës të kryesohet nga zv.kryeministri dhe në përbërje të jenë ministrat e energjetikës, ekonomisë, financave dhe pushtetit lokal dhe ekspertë të pavarur në njohjen e naftës dhe gjeologjisë.
2.Të shpallet gjendja e emergjencës dhe të trajtohen banorët sipas ligjit për gjendjen e emergjencës.
3.Të fillojë zhdëmtimi dhe riparimi i menjëhershëm i dëmeve.
4.Të përcaktohet në mënyrë përfundimtare dhe pa asnjë ekuivok shkaku i lëkundjeve për të pasur zgjidhje të situatës.
5.Të behet hetim administrativ mbi zbatimin e kontratës nga Bankers Petroleum.
6.Komisioni të fillojë sa më parë punën dhe të japë zgjidhej të situatës që brenda muajit janar.
Ditët e fundit banorët e kësaj zone kanë protestuar vazhdimisht për këtë cështje ndërsa janë përplasur edhe me policinë.
Problemi I Zharrezes apo I Dumrese nuk zgjidhen duke I shkruajtur letra qeverise.Letershkruesit,me Petrit Vasilin ne krye qe shkoi edhe ti takonte grevistet,, e dine mire shkakun e termeteve ne ate zone.Kompania Bankers Petroleum perdor metoden e frackingut te shtresave nafte-gaz mbajtese per te rritur prodhimin.Kjo metode eshte e kritikueshme nga ana ekologjike dhe ne disa vende edhe e ndaluar per shkak te pasojave katastrofike qe passjell:ndotja e ujit dhe lekundjet tektonike me pasoja te paparashikueshme qe nuk mund te parandalohen(ndotja e ujit do te trashegohet edhe per brezat qe vijne pas)Ne vend qe ti shkruajne letra qeverise per te “gjetur”shkaqet e termeteve eshte me mire te kerkojne ndalimin e perdorimit te frackingut .Me sa duket ,ata e dine qe Bankers Petroleum paguajne taksa vjetore qe kapin 575 milione dollare sidhe royalty 40 milione dollare ne vit.Nuk perjashtohet mundesia qe edhe persona te caktuar te perfitojne “komisionin” nga kompania Bankers per “sherbimin”(lejimin e fracking-ut) qe ju kane bere .Ndaloni frackingun,si ka bere edhe shteti ku e ka bazen Bankers(Kanadaja) dhe problem shqetesues do te eleminohet,nese nuk ndodhin termete per shkaqe te tjera natyrore.Per kete I kam shkruajtur edhe gazetes Dita por ata hezitojne ta botojne.Pse?!Mos kane ngrene edhe ata ndonje luge çorbe te prishur?Ju lutem botojeni ju kete koment.Ju falemnderit dhe gezuar festat!
Jo moj Tonia jo. Bankersit ne radhe te pare i intereson shfrytezimi i reres se pari dhe jo i naftes. Rera e Marinzes koston shume me teper se nafta prandoj po krijohen shpella poshte te gjithe puseve te Marinzes dhe termete lokale. Nuk behet fraking ne ranore sepse pershkushmeria nuk eshte problem. Shikoni se ku e cojne reren dhe do ta gjeni pse ndodh gjithe kjo pune.
Kudo si Lutua….Edhe ju po beni si Dita.Perse nuk e botoni komentin tim?Une kam lexuar ne replikat qe botoni edhe banalitete deri ne kufijt e pornografise kurse problemi I ndalimit te fracking-ut ka rendesi per Shqiperine dhe per gjithe shqiptaret.Jane me te rendesishme 575 milione dollaret e taksave dhe 40 milionet e royalty qe paguan Bankers apo e ardhmja e Atdheut tone dhe e gjithe shqiptareve qe do te jetojne me pas ne kete vend.Therritini ndergjegjes tuaj njerezore,si shqiptare dhe mos rendni pas interesave te momentit qofshin ato edhe fitimprurese.
Po deputetet e PS ku jane? Apo nuk u dhimbsen banoret e Zharrezes, belines, Marinzes, frasherit? Ore do na fundoset toka nen kembe.
LSI-ja e ka thene fjalen e saj ne fushen e hidrokarbureve nepermjet Agjensise Kombetare te Burimeve Natyrore (AKBN). Kjo agjensi qeveriset prej nje kohe te gjate nga LSI, si ne kohen kur ishte Z. Berisha kryeminister, edhe tani qe eshte Z.Rama.
Mjafton te shohesh se cilet zgjedh LSI drejtore te AKN, per te kuptuar “merakun” e tyre ndaj pasurise se popullit shqiptar dhe jetes se banoreve te Zharrezes. Mjafton te dish se nga rreth 300 punonjes te AKBN, vetem rreth 25-30% e tyre kane aresimin ne profesionet e duhura. Te tjeret jane juriste ose sociologe nga “universitete” si Vitrina apo UFO.
Pyetini pse e marrin reren me shumice ,…………..ha ha Au Auuu.
Kjo eshte kontrabande e gjalle. Te kontrollohet me imtesi marreveshja me Bankers dhe termat e licences se shfrytezimit. Bankersi vec naftes po shfrytezon rezerva te tjera mineralesh qe nuk pershkruhen ne kontrate. Pra kontrabande e paster ne kurriz te shtetit dhe popullit shqiptar.