Arratisja epike, 40-vjeçari rus detyron policinë ta ndjekin brenda aeorportit

24 Dhjetor 2016, 09:09Sociale TEMA

Një person nën efektin e lëndëve narkotike në Rusi, ka detyruar policinë që ta ndjekin për minuta të tëra në përpjekjen e tij epike për t’u arratisur.

Në pamjet e kamerave të sigurisë, ai shihet teksa hyn brenda ambienteve të aeroportit në Kazan, në terminalin e pritjes së bagazheve. Madje, ai arrin të kalojë edhe në krahun tjetër, duke i detyruar autoritetet ta ndjekin për minuta të tëra në ambientet e ndryshme të aeroportit.

Në fund, ai shihet teksa arrin të dalë sërish në rrugë dhe të largohet, por është arrestuar më pas dhe është dënuar me 15 ditë burg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje