Publikohen pamjet, momenti i plotë i sulmit terrorist në Berlin

23 Dhjetor 2016, 15:25Sociale TEMA

Një video e publikuar së fundi në rrjetet sociale, tregon momentin e sulmit në tregun e Krishtlindjeve në Berlin, ku mbetën të vdekur 12 persona.

Video është filmuar nga kamera në kroskotin e një prej taksive pranë vendngjarjes, ndërsa tregon momentin kur kamioni i drejtuar nga Anis Amri hyn me shpejtësi të plotë mes turmës së njerëzve.

Nga pamjet duken gjithashtu edhe persona të terrorizuar, të cilët largohen me vrap nga tregu i Krishtlindjeve.

Ndërkohë, Anis Amri mbeti i vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë italiane në Milano, ku kishte arritur të arratisej pas sulmit në Berlin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje