Presidenti i Partizanit ka qenë mjaft i lumtur pas fitores së merituar që skuadra e tij mori në korçë përballë një rivali direkt për titullin kampion si Skëndërbeu.
Numri një i të kuqve në një pronocim për “Rubrika Sportive”, deklaroi se gëzimi pas tre pikëve ishte i madh, duke ia dedikuar këtë triumf lojtarëve dhe teknikut Starova.
“Emocionet i kam zero, ndërsa gëzimi është i madh. Ishte një fitore e bukur dhe e merituar. Edhe fati e loja jonë sollën 3-pikëshin në këtë përballje të fortë. Çunat me këtë fitore më bënë që ta harroj fare atë incident që më ndodhi në shtëpinë time një ditë më pare. Unë e falënderoj shumë Starovën. Unë ua dedikoj lojtarëve dhe sigurisht trajnerit Starova për djersën e mundin që po jep për Partizanin gjatë gjithë këtyre viteve, duke krijuar një ekip të fortë” tha Demi.
Gjithashtu presidenti i 15-herë kampionëve bëri disa batuta me sulmuesin Xhevahir Sukaj. “Me sa shoh, nuk keni pasur ftohtë në Korçë sot (dje)…” tha Sukaj.
Ndërsa Demi u përgjigj: “Më ngrohu fitorja që arritëm dhe fakti që kisha pranë disa femra korçare tifoze të Partizanit. Nëse Sukaj vjen në Shqipëri, ai luan vetëm për Partizanin” tha presidenti i të kuqve.
Partizani arriti një fitore të rëndësishme ditën e djeshme ndaj kampionave të shqipërisë duke përmbysur rezultatin, duke e mbyllur fazën e dytë të kampionatit në vendin e dytë me 35-pikë të grumbulluara, 1-pikë më pak se Kukësi që është në vend të parë./f.b
Qenka habitur Gaz Demi nga prania ne stadium e femrave te familjes se Erjon Braces dhe qellimisht i ngateron me tifozet korcare… Pyke ne diell, delirant qe e ka vendin ne burg.