Fluturimet në Itali: Ulen çmimet, bileta edhe me 60 euro?

23 Dhjetor 2016, 10:30Sociale TEMA

Ndryshe nga një vit më parë, kur biletat vajtje ardhje me Italinë u shtrenjtuan ndjeshëm, duke arritur mesatarisht mbi 200 euro, tashmë të fluturosh drejt shtetit fqinjë është më lirë, madje nëse prenoton herët mund të fluturosh edhe me më pak se 100 euro.

Rritja e konkurrencës mes operatorëve ekzistuese AlItalia dhe Blu Panorama dhe hyrja e një kompanie të re low cost, Fly Ernest, ka ndikuar në shtimin e alternativave për udhëtarët.

Italia është destinacioni kryesor i fluturimeve, nga dhe drejt Rinasit, me 50% të udhëtarëve, që shkojnë tek të afërmit e tyre në qytetet italiane, ose udhëtojnë për punë e turizëm, apo emigrantët shqiptarë që kthehen tek të afërmit.

Me Alitalia, nëse prenoton sot për në prill, drejt Romës, bileta vajtje-ardhje mund të gjesh duke filluar nga 132 euro, për në Milano me 154 euro, për në Venecia rreth 155 euro etj.

Me Blue Panorama, biletat vajtje ardhje në Romë, po në muajin prill mund t’i gjesh duke filluar nga 120 euro (për një qëndrim rreth 4 ditë). Për në Milano (Bergamo), bileta kushton 72 euro. Drejt Barit, bileta kushton 72 euro, raporton Monitor.

Operatori më i ri low cost, Fly Ernest nga muaji prill fillon fluturimet direkte drejt Romës dhe çmimet e biletave janë sa gjysma e konkurrentëve. Një biletë vajtje ardhje në kryeqytetin italian kushton 82.4 euro. Drejt Milanos-Malpensa (vajtje ardhje) një biletë mund ta blesh me rreth 70 euro. Sërish në Milano, por nga aeroporti i Bergamos, biletën mund ta gjesh edhe më lirë, për 60.4 euro. Në prill fillojnë fluturimet edhe drejt Venecias, për 77 euro vajtje ardhje. Për në Bari, nëse prenotoni për në mars, një biletë vajtje-ardhje e gjen për gati 70 euro.

Këto çmime, për të gjithë operatorët, janë vetëm nëse prenotoni të paktën tre muaj përpara. Nëse prenotoni sot për nesër, siç e kanë zakon një pjesë e madhe e udhëtarëve shqiptarë, atëherë biletat janë shumë më të shtrenjta.

Sidomos përfitimi është i lartë, nëse prenotohet sot për në verë (gusht apo korrik), kur fluksi i udhëtimeve mes Italisë arrin kulmin dhe biletat, sa më shumë të afrohet vera, shtrenjtohen ndjeshëm.

Gjithsesi, drejt Barit, edhe nëse prenoton sot, për të udhëtuar në gusht çmimi i biletës është mesatarisht mbi 100 euro, nga të gjithë operatorët. Për në Milano (Bergamo) me Fly Ernest edhe në gusht mund të gjesh bileta me 60 euro, me Blu Panorama 96 euro, me AlItalia (Malpensa) 153 euro. Për në Romë, po në gusht, me Blu Panorama çmimi është rreth 150 euro, me AlItalia 167 euro dhe me Fly Ernest 83 euro.

3 komente në “Fluturimet në Itali: Ulen çmimet, bileta edhe me 60 euro?”

  1. selami tu befte nena says:

    shume e bukur reklama juaj po mund te me shpjegoni se si nje shqiptare nga keta me zakone,sic thoni ju mund te presi bilet per ne vere tani ne dimer kur kjo kompania shqiptare organizon fluturime nga tirana per treviso dhe venezia,nis shitjen e biletave,e blen shqiptari bileten ne fillim dhjetori per fund dhjetori,kompania anullon fluturimet,te dergon email qe te kontaktosh call centerin,e mer ky shqiptari dy tre dite rresht e asnje nuk i pergjigjet.iku leku..si mund ta kem un sigurine ta pres bileten per ne vere kur kjo ende ska nis fluturimet..publicitetin lerjani kompanise tia bej vet ne saj te punes.apo dhe ju gazetaret nuk beni me sherbime publike por private….

  2. Tini says:

    Vendi me biletat me te shtrenjta ne Europe… tmerr

  3. alex says:

    Ne lidhje me komentin e “Selami…., ka nje te vertete nqs I referohemi Fly Nesti…Ashtu eshte publikohen tarifa low cost por fluturimet anullohen, vetem e vetem per ti bere dem kompanive te tilla si Alitalia, Blue Panaroma dhe Albawings. Ne fakt eshte faktori Albawings qe I ka bere presion tregut per ulje cmimesh. Dhe kte po e shijojne shqiptaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje