Ajo kishte çdo detaj të mundshëm për t’u kthyer në fenomenin viral të radhës në rrjetet sociale.
12-vjeçare, e përgjakur dhe me një lodër pellushi në dorë, vajza do të kthehej në imazhin e masakrave të Aleppo-s.
I vetmi problem, është se ajo nuk gjendej fare në Siri, e aq më pak në qytetin e rrënuar nga lufta.
Policia egjiptiane ka arrestuar një fotograf, i cili krijonte imazhe false të fëmijëve dhe civilëve, sikur ata gjendeshin në Aleppo. Gjatë operacionit, ata bllokuan skenën e improvizuar (rrënoja dhe pluhur), si edhe gjetën një vajzë 12-vjeçare të lyer me bojë të kuqe, e cila pozonte përpara aparatit.
Nëna e vajzës ishte gjithashtu pjesëmarrëse në sesionin fotografik. Ajo, madje tha se po e bënte për të mbështetur Aleppo-n.
Pamjet do të përdoreshin më pas si mjet propagande në rrjetet sociale.
Kjo eshte nga ato “lajmet false” qe lane hilarine pa presidence.
E dinte mire ajo si funksion kjo pune prandaj ngulte kembe qe edhe te tjeret si ajo bejne. Ne psiqiken e saj prej pule nuk kishte mundesi tjeter.
Pune gjyzelash.
Sa keq. Do kishte bere leke duke ja shitur CNN apo BBC, se ata paguajne shume per “masakrat” Ruse ne Alepo.