Ky është momenti tronditës kur një personi i shpërthen cigarja elektronike.
Ngjarja ka ndodhur në Kaliforni, SHBA, ndërsa personi udhëtonte me autobus, ç’ka ka rrezikuar edhe jetën e udhëtarëve të tjerë.
Video e publikuar në rrjetet sociale, është vënë re edhe nga pronari i rrjetit të dyqaneve që tregëtonte atë markë cigaresh elektronike, i cili ka fajësuar baterinë.
Ai tha se bateritë kanë një mbështjellje, që nëse dëmtohet, e bën baterinë tepër të paqëndrueshme.
Personi i lënduar ka pësuar djegie të shkallës së tretë, ndërsa disa komentues janë shprehur se ai mund ta ketë lënë të ndezur cigaren në xhep, duke bërë që ajo të mbinxehet.