Trump kërkon të shtojë arsenalin bërthamor të SHBA-ve

23 Dhjetor 2016, 10:40Bota TEMA

Presidenti i zgjedhur Donald Trump tha se kërkon “të forcojë dhe zgjerojë” kapacitetet bërthamore të Shteteve të Bashkuara.

Zoti Trump shkruajti në Tweeter se Shtetet e Bashkuara duhet të ndërmarrin veprime të tilla “derisa bota të kuptojë seriozitetin e armëve bërthamore”.

((https://twitter.com/realDonaldTrump/status/811977223326625792))

Deklarata e zotit Trump vjen një ditë pasi presidenti rus Vladimir Putin bëri komente të ngjashme duke thënë se arsenali bërthamor i vendit të tij duhet “të shtohet në mënyrë të konsiderueshme.”

Gjatë një fjalimi për fushata të ndryshme ushtarake që Rusia ka nisur në vitin 2016, zoti Putin tha se përmirësimet janë të nevojshme për të “neutralizuar çdo kërcënim ushtarak”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje