92 persona kanë vdekur nga rrëzimi i avionit ushtarak rus në Detin e Zi.
Por një këngëtar i korit të ushtrisë ruse ka shpëtuar falë një gabimi të tij.
Ai nuk u lejua të hipte në avion pasi i kishte skaduar pasaporta.
29-vjeçari Roman Valutov u kthye mbrapsht nga punonjësit doganorë.
Ai i dedikon tashmë jetën e tij pasaportës së skaduar.