Grabitësi tenton të vjedhë bankën e gabuar

26 Dhjetor 2016, 19:38Sociale TEMA

Një grabitës në Venezuelë, i cili hyri për të vjedhur një bankë, jo vetëm që nuk ia ka dalë dot mbanë, por për pak sa nuk ka rrezikuar edhe jetën.

Atij i është dashur të përballet me reagimin e papritur të një oficeri policie jashtë detyrës, i cili e ka qëlluar, duke e plagosur.

Në pamjet e kameras së sigurisë, shihet se si grabitësi i plagosur ka shkëmbyer zjarr me policin, ndërsa përpiqej të largohej duke u zvarritur. Por, oficeri i policisë është afruar dhe është përleshur me të, duke i marrë armën.

Më pas, ai ka njoftuar autoritetet për të arrestuar grabitësin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje