Qeveria ka në plan të nxjerrë jashtë qarkullimit makinat e prodhuara para vitit 2000, në rast se pronarët e mjeteve nuk marrin masa për arritjen e standardit euro 3 brenda korrikut të vitit të ardhshëm. Projektvendimi i përgatitur nga Ministria e Mjedisit në bashkëpunim me Ministrinë e Transporteve dhe Ministrinë e Ekonomisë propozon që brenda 1 korrikut të 2017-s, të gjitha makinat e prodhuara para vitit 2000 që qarkullojnë në vend duhet të plotësojnë standardin euro 3.
Përgjegjësinë për plotësimin e standardit e mban pronari i makinës dhe në këtë rast kostoja do të paguhet prej tij. Sipas Gazetës Panorama që ka zbardhur dhe draftin, projektvendimi është në përputhje me angazhimet dhe objektivat e qeverisë për uljen nivelit të ndotësve të gaztë që shkarkohen në ajër.
Ato makina që nuk do të kalojnë testin e shkarkimit të gazrave gjatë kolaudimit dhe do të ndalohet të qarkullojë. Ngarkohen institucionet e kontrollit teknik të mjeteve motorike të mos lejojnë përdorimin mjeteve ekzistuese në qarkullim, të cilat pas datës 1 korrik 2017 nuk kanë plotësuar kushtet e përcaktuara në vendim thuhet në relacion.
Se kuptoj fare do ulen normat e shkarkimit se nese makina ime nuk ndot le te jete e 1920 ske pse ma nxjerr nga qarkullimi se ska katalizator apo ka kap ndonjeri nga keta katalizatore me te lire ne kine e duhet me i shit si puna kasave fiskale.?
SHum mire qe ka dale ky ligj ,po problemin qveria ta shikoje te karburanti, se me kete karburant dhe makinat e reja nuk i plotesojne normat dhe ketu shitet solar jo naft se nuk ka kontroll te regullt nga shteti.
Qeveria vendos takse te re para zgjedhjeve. Sic duket katalizatoret e sjella nga dhoma e tregetise tashme kane gjetur partnere ne qeverri per tja fut popullit?
Ne cvebd te botes existon ky ligj selektiv.
Une jetoj ne gjermani dhe makina ime eshte e vitit 1982. Paguaj per vjetersine dhe gazrat e saj por nuk me ndalon askush.
Biles ma kerkojne me nje cmim te kripur si antike.
Rama punon per oligarket dhe jo popullin, por prit qershorin se do te marre edhe faturen popullore
E LEXOVA KETE ARTIKULL DHE ME LINDEN DISA PROBLEME PER TE CILAT ME DUHET TI KONSUMOJ NE PERGJIGJE TE ASAJ QE SHKRUHET ME SIPER: E PARA: TE SIGUROHET NORMA EVROPIANE E CILESISE SE KARBURANTEVE QE MJETET TE CILESOHEN SI TE PERSHTATESHME OSE JO NISUR NGA PARAMETRAT E TYRE DHE JO CILESIA E DOBET KARBURANTIT. VETEM PAS KETIJ VEPRIMI TE GJYKOHET REALISHT PER MJETET.
E DYTA: HAPJA E TREGUT TE MJETEVE TE REJA NUK MUND TE KRYHET NE MENYRE TE TILLE. E THEM KETE SEPSE PROBLEMATIKE TE TILLE KAM HASUR NE SHTETIN KU KAM QENE EMIGRANT DHE SEPSE KA PATUR NJE REAKSION POPULLOR , KUR FORCA TE NDTYSHME POLITIKE TE ARDHURA NE PUSHTET U MUNDUAN TE HAPNIN TREGUN E BLERJES SE MAKINAVE ME NJE LIGJ TE TILLE LIDHUR NGA INTERESA..NJE MJET SADO I VJETER TE JETE NQS I PERMBUSH PARAMETRAT , AI I KALON KONTROLLIT TEKNIK. NESE JO , ATEHERE NUK KALON DHE NQS NUK RIVENDOSEN KETO PARAMETRA NGA PRONARI IMJETIT, MJETI ASGJESOHET. E THEM KETE SEPSE NUK MUND TE KETE LOJE INTERESASH PER KETE CESHTJE KU NJEREZIT NUK E KANE LUKSIN E PARASE. ZOTEROJ NJE MJET TE VITI 94 I CILI KABERE 105 000 KM DHE KALON CDO HERE ME SUKSES KONTROLLIN TEKNIK PRA ESHTE NE GJENDJE TE SHKELQYER. KARBURANTIN E VENDIT NUK E PERDOR ME, SE ME KA NXJERRE PROBLEME. KAM PERDORUR TRANSPORTIN PUBLIK DHE MJETI IM ESHTE PERDORUR NE RASTE FAMILJARE. E TRETA: KONTROLLI I VAZHDUESHEM I GAZRAVE QE EMETOJNE MJETET MUND TE BEHET SHUME MIRE NGA POLICIA RRUGORE, DUKE EVIDENTUAR KESHTU DHE SHKELJET NGA DREJTUESIT APO KONTROLLI TEKNIK. KJO SEPSE KRAHAS MAKINAVE TE PA MIREMBAJTURA PRA TE AMORTIZUARA KEMI DHE MAKINA “TE REJA” QE TYMOSIN. KUJTOJ QE FRANCEZET NUK JANE BUDALLENJ QE MBAJNE SHEVROLETE TE VITEVE 50- 70 EKONOMIKE NE GJENDJE SHUME TE MIRE , TE SHERBYERA ME SE MIRI NE VEND TE MAKINAVE TE REJA. PERDERISA MJETI ESHTE NE RREGULL DHE UNE JAM I KENAQUR, PERSE DUHET TE MARR TJETER.
Po ne radhe te pare duhet te jete ne cilesi te mire nafta dhe benzina pasi pikat nuk kontrollohen fare. Kush do e beje kontrollin nje fare Gaz Osmani i partise came qe nuk ka as nje lloj fakulteti? … Ah. Po harrova se ka mbaruar drejtesi te Kristali haha. Ky sot eshte kryeinspektor i hidrokarbureve. Tmerr o njerez tmerr. Eshte vene ujku te ruaje delet.
Duhet te jete padiskutim ndonje perllogaritje nga mjeshtrat e mashtrimit (ps) sepse po te duan te ulin ndotjen le te krijojne lehtesira ne transformimin e makina me gaz sic e kan dhe vendet e tjera europiane.
Vet kam mar nje makine hybride te cilen e kam transformuar dhe me gaz,pershkruaj 100 km me vetem 250 lek,ne 80% te levizjes ne qytet e bej me bateri duke ndotur ne minimum.I vetmi problem motorr mbi 3000 kubik dhe takse luksi nga qeveria me politikat me vk ne te gjitha drejtimet.Kujtuam se shpetuam nga pd por me sa duket fati jone per nje vend europian ngelet ne doren e gjysherve tane edhe per ca kohe.