Mosul, festohen Krishtlindjet e para pas tri vitesh

25 Dhjetor 2016, 19:09Sociale TEMA

Në qytetin e Mosulit, në Irak, Krishtlindjet janë festuar sërish për herë të parë pas 3 vitesh.

Besimtarët u mblodhën në një nga kishat kryesore në Bartella, e cila vazhdon të qëndrojë, pavarësisht shkatërrimeve nga militantët e ISIS.

Qyteti dikur ishte shtëpia e një numri të madh besimtarësh të krishterë asirianë, por pas pushtimit nga Shteti Islamik në vitin 2013, shumica e kishave dhe katedraleve u shkatërruan, ndërsa besimtarët u vranë dhe u përndoqën.

Pjesa më e madhe e Mosulit gjendet tashmë në duart e forcave qeveritare irakiane dhe atyre Peshmerga, por qyteti vazhdon të mbetet e braktisur nga shumica e banorëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje