Krishtlindjet e para pa djalin! Erenestina vargje prekëse për Kejdin

24 Dhjetor 2016, 23:41Sociale TEMA

Këto janë krishtlindjet e para që gazetarja dhe poetja e njohur Erenestina Halili, me dhimbje te madhe kalon pa djalin e saj, Kejdin, i cili humbi jetën tragjikisht bashke me mikun e tij kengetar Ergi Dini në një aksident me motor më 21 nëntor.

Erenestina, në vigjilje të festës së Krishtlindjeve ka ndezur qirinj për djalin e saj. 21 Nëntor ishte dita kur djali i saj u nda nga jeta në moshën 21­ vjeçare, dhe duke theksuar edhe orën 21:00 kur Kejdi humbi jetën, Erenestina Halili i jep një tjetër kuptim, duke e titulluar poezinë e saj

“Tri herë 21”. 2 + 1 Tininë e Shenjtë bëjnë, shkruan ajo (Në emër të Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë).

Poezia e Erenestinës:

Tri herë 21!

Natë Kshnellash âsht knej

E paqën vnue e kam n’mjedis flak’s qirit tand.

zhgjetën e dek’s e pave ti,

barr’n e kryqit lânë ke n’nânë,

t’rândë,

t’rândë,

t’rândë.

N’muj’n e shenjtve, bash 21,

nimrue dy herë, n’vit e ditë,

Ora jote t’u avit, paj n’21.00.

Heu bir,

21,21,21,

bash n’at ditë…

Zgjetën e dek’s e pave ti,

Barr’n e kryqit lânë ke n’nânë,

t’rândë.

T’rândë!

Kah shkruej g’zimet tueja,

e k’ndue rruzar’t e lag’ta,

prej gulçit tând,

kqyra se dy dhe nja, Trininë bâjnë ..!

1 komente në “Krishtlindjet e para pa djalin! Erenestina vargje prekëse për Kejdin”

  1. DETARI Atllantidhes? says:

    Dhimja e nenes per femijen e saj ,eshte e papershkrueshme,besoj !!!
    Sidoqofte , ndjej trishtim edhe si tregtari i pare i motoreve rrugore ne Shqiperi !
    Kujdes ne rruge me mjetet levizese ,se ato nuk kane fijen e beses ,po ja ke lene atyre !!!
    Paqe pacin ne mesin e qiejve !
    ?????????????????????????????????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje