Reflekset e pabesueshme të këtij burri, i shpëtuan jetën dy fëmijëve, të cilët për pak do të ishin përplasur nga një makinë e dalë jashtë kontrollit.
Në videon e publikuar, burri shihet teksa është duke riparuar motoçikletën, ndërsa dy fëmijët janë duke luajtur pas shpinës së tij. Në një moment, ai vëren makinën që ishte duke u afruar dhe nxiton për t’i larguar ata, me një reagim thuajse spektakolar.
Video e publikuar fillimisht në rrjetin “Liveleak,” është shpërndarë në të gjitha rrjetet sociale, duke u kthyer në fare pak kohë në virale.
Bravo, zoti eshte i madh.
He is a superhero