VIDEO/ Babagjyshi vjedh bankën, por grabitje si kjo nuk keni parë ndonjëherë

24 Dhjetor 2016, 09:00Sociale TEMA

“Mos të lëvizë njeri! Kjo është një grabitje!” – është fraza tipike e nisjes së çdo grabtijeje bankash. Por, në pamjet që do të shihni më poshtë, gjithçka ka ndodhur krejt ndryshe, qetësisht, e madje mund të thuhet, edhe në frymën e festave të fundvitit.

Një person i maskuar si babagjysh ka hyrë në një bankë në Tennessee, SHBA dhe ka nisur të shpërndajë ëmbëlsira tek stafi dhe rojat e sigurisë, si edhe tek klientët e pranishëm. Kur, në një moment rojat lëvizin, ai afrohet dhe i zgjat arkëtares një shënim, ku i kërkon paratë.

Në pamjet e publikuara nga policia, ai shihet më pas jashtë ambienteve të bankës me çantën me para dhe teksa heq maskën nga fytyra.

1 komente në “VIDEO/ Babagjyshi vjedh bankën, por grabitje si kjo nuk keni parë ndonjëherë”

  1. jeronimo de rada says:

    epo,kjo s qenka grabitje banke,kjo esht dhurat per krishtlindje .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje