Muxhahedini iranian që i këndon me mall atdheut të tij: Jeta ime në Tiranë

23 Dhjetor 2016, 23:46Sociale TEMA

Fredi nuk është i panjohur për publikun shqiptar. Ai prezantua në skenën e  spektaklit Tu Si Que Vales. Me zërin e tij të veçantë ai këndoi një këngë iraniane, të cilën  ia kushtoi familjes.

Me Tu Si Que Vales, Fredi u njoh nëpërmjet një miku të vet në palestër, i cili ia propozoi idenë e pjesëmarrjes. Për Fredin kjo ishte një mundësi e madhe, pasi bëri atë që do më shumë, të këndojë.

Në zërin e tij teksa këndon dallohet malli që ka për familjen, për të dashurit e vet. Me performancën e tij, Fredi mori shumë duartrokitje nga publiku dhe u vlerësua nga juria, duke e çuar në gjysmëfinale. Gara e tij në Tu Si Que Vales u ndërpre këtu, duke qenë shumë afër finales. Por të gjithë do ta kujtojmë për kohë të gjatë zërin melodioz të Fredit, që transmeton vetëm mall dhe dhimbje.

Emri i tij i vërtetë është Morteza Teimory, por duke pasur vështirësi në shqiptim nga të tjerët, ai vendosi të vetquhet Fred. Vjen nga Irani dhe për 16 vjet ka qenë pjesë e organizatës së muxhahedinëve.

Prej kohësh Shqipëria është një prej vendeve që ka mikëpritur persona nga radhët e muxhahedineve. Por informacionet mbi personat që hyjnë, çfarë duan të bëjnë në Shqipëri dhe ku duan të shkojnë, mungojnë. Sepse vetë ata nuk flasin. Kur i’u kërkon intervistë, të japin të gjithë një numër celulari në Paris, i cili nuk përgjigjet kurrë. Ndaj Muxhahedinët në Shqipëri është një prej atyre temave që të gjithë e njohim, por dimë pak. Dritare.net sjell historinë e njërit prej tyre, i cili është larguar nga muxhahedinët dhe kërkon të krijojë jetën nga e para në Shqipëri.

Fredi ka 16 vjet që nuk sheh familjen e vet, që në kohën kur u bashkua me organizatën e muxhahedinëve. 34 vjeçari ka katër motra, tre prej të cilave jetojnë në Dubai, ndërkohë mamaja dhe motra e vogël janë në Iran.

“Prej 16 vjetësh unë nuk e shoh familjen time, që në momentin që u bashkova me muxhahedinët. Mamaja dhe një prej motrave të mia janë në Iran dhe tre motra të tjera janë në Dubai, ku kanë krijuar familjet e tyre. Unë nuk kam asnjë pashaportë dhe për këtë arsye nuk mund të lëviz e te shkoj diku, përveçse në Tiranë.

Fredi tregon rrugëtimin e vet, nga Irani, për në Turqi e më pas në Irak ku u bashkua me grupin e muxhahedinëve, për të ardhur në Shqipëri.

Kur isha 18 vjeç hyra në ushtrinë iraniane, pasi çdo djalë është i detyruar ta kryejë. Sapo mbarova ushtrinë, ika në Turqi. Asnjëherë nuk më ka pëlqyer Irani, pasi atje nuk je i lirë dhe unë doja vetëm të ikja.  Kur shkova në Turqi, një miku im më njohu me muxhahedinët. Disa prej tyre kanë kërkuar vetë të jenë pjesë e muxhahedinëve, e disa të tjerë janë kontaktuar nga  organizata. Ashtu si edhe të tjerët që janë pjesë e muxhahedinëve edhe unë doja të rrëzoja sistemin politik në Iran. Për këtë arsye pas dy javësh, vendosa të shkoja në Irak, t’iu bashkohesha dhe kam qenë pjesë e tyre për 16 vjet.

Gjatë kohës në Irak, Fredi ishte këngëtar në një prej televizioneve të drejtuara nga muxhahedinët, të cilët Fredi i quan luftëtarë të lirisë dhe jo terroristë.

“Zgjoheshim rreth orës pesë ose gjashtë të mëngjesit, shkonim në punë, unë isha këngëtar. Më pas ishte dreka dhe pas saj kishim kohë të lirë dy-tre orë. Ditën e mbyllnim me takime me organizatën, kishim komitete ku diskutonim çdo gjë që lidhej me punën, politikën dhe ideologjinë.

Djemtë dhe vajzat që janë pjesë e tyre nuk janë njerëz të keq apo terrroristë, ata janë thjesht luftëtarë të lirisë. Unë isha atje dhe unë nuk kam vrarë asnjë njeri, ne kërkonim vetëm lirinë e Iranit. Madje ne nuk kemi pasur as armë dhe kur sulmoheshim, e vetmja mbrojtje ishte të fshiheshim. Në Irak kemi pasur një jetë të vështirë, pasi kemi qenë në sulm të vazhdueshëm.

Muxhahedinët janë një organizatë dhe ti je i detyruar të jetosh me shumë njerëz. Kur ishim në Irak, ne rrinim të gjithë në një dhomë. Kjo nuk është gjë e keqe por unë dua të kem një jetë private, të krijoj një familje timen. Në Irak nuk ke mundësi të bësh një gjë të tillë, pasi duke qenë një vend i rrezikshëm, as nuk mendon të krijosh familje. Për këtë arsye shumë muxhahedinë nuk janë të martuar apo nuk kanë fëmijë.

Kur erdha në Shqipëri, u largova nga Muxhahedinët, sepse doja një jetë normale e të qetë.”

Sipas Fredit, në një hark kohor prej tre muajsh, të drejtuar nga ShBA, në Shqipëri kanë hyrë 3 mijë persona, disa prej të cilëve nuk ishin më pjesë e muxhahedinëve.

“Kemi ardhur në Shqipëri para tre muajve nga Iraku dhe kemi qenë rreth 3 mijë persona, të cilët u ndamë në grupe për të ardhur këtu. Ishte shteti amerikan i cili na dërgoi në Shqipëri. Qeveria juaj më dha një leje qëndrimi, por afati i saj ka kaluar dhe unë tani jam pa asnjë dokument.

Për këtë arsye nuk mund të lëviz jashtë Tirane pasi nuk dua të krijoj probleme por shteti shqiptar duhet të na japi mundësinë të integrohemi me shoqërinë. Unë jam i vetëm, kam shumë pak miq shqiptarë, gjuha na vështirëson komunikimin.

Edhe punë nuk mundem të kërkoj pasi nuk kam një licensë për punë dhe nuk jam me dokumenta. Me profesion jam dizenjues grafik, por të vetmet punë që kam bërë kanë qenë për bashkëshortin e motrës sime, i cili ka një kompani në Dubai.

Unë nuk e njihja Shqipërinë më parë, por më pëlqen edhe pse kam parë vetëm Tiranën. Është një vend i varfër, por njerëzit bëjnë një jetë të qetë dhe normale. Unë kam marrë një shtëpi me qera. Tani aktivitetet e mia janë bërë kafet, palestra, xhiro në rrugët e kryeqytetit dhe orët që i kushtoj këngës , kur jam në shtëpi.

Unë flas çdo ditë me motrat dhe mamanë time por përsëri ndjehem shumë i vetmuar. Tashmë janë festat, kohë kur njerëzit bashkohen, por mua më duket sikur çdo ditë e më tepër po largohem nga familja ime.  Dhe në Iran nuk mund të kthehem, pasi atje ose do të më burgosin ose do të më vrasin, sepse kam qenë pjesë e muxhahedinëve. Unë nuk pendohem për asgjë, pasi nuk kam bërë gjë të keqe, nuk kam vrarë njeri, kërkoja vetëm lirimin e vendit tim. Ndërsa tani do të doja nje jetë. Kaq dua, të jetoj dhe këndoj./dritare.net

6 komente në “Muxhahedini iranian që i këndon me mall atdheut të tij: Jeta ime në Tiranë”

  1. Alban Dardani says:

    — E eehh .. mor MYRTEZA [ XAKE me pelqen se keshtu e themi ne ketej ] ,E di si eshte puna. Me then te drejten , nuk me pelqen fare qe kini lene vendin tuaj dhe kini ardhur aty . Jo 3000 por edhe 30 eshte shume per ate vend.
    —Nuk jam rracist. Por sesi me vjen qe une me rrenje stergjyshore e ne lashtesi , rrehanat e kushtet apo lojrat e interesat e tjeter kujt ne a ate vend me detyruan ta le ne nje moshe 60 vjecare. MEgjithe se me rreth 20 vite shkolle,fillova nga e para jeten e punet e rendomta, Me gjith se jam munduar te terheq dhe femijet , prap koken e kam aty.
    NE jemi vend i vogel , i varfer, tradicionalisht tolerant e shpirt madh, me besime fetare te ndrysheme ose te perzjera[kryqezuara] madje rreth 40-50 perqind akoma ateiste.
    — KURSE JU ,…DHE E GJITHE ANA JUAJ ESHTE E INDOKTRINUAR , MADJE NE PERQINDJEN ME TE MADHE FANATIKE, …KURSE ATIJ POPULLI ATY NE SHQIPERI, NUK KIKERCET SHUME PER FENE. Sepse ne pjesen me te madhe ekziston bindjz qe ; -NUK JANE BESIMET FETARE ATO QE KRIJUAN E ZHVILLUAN NJEREZIMIN , POR ESHTE NJEREZIMI AI , QE PER INTERESA TE CAKTUARA KRIJOI BESIMET FETARE,…
    — NE fshatin tim te lindjes [ rreze malit Tebeshine, ne Jug te Shqiperis] babai, dikur para 40 vjetesh] ME THOSHTE – – ”….Atje ku sot eshte vatra e kultures , ka qene kisha, mbas pushtimit osman u kthye ne xhami, me nje here mbas shpalljes pavarsis u kthye ne shkolle dhe thirrej shkolla e vjeter . Ne krah u ndrtua mekami BEKTASHIZMIT, Me vone shkolla u kthye ne Vater kulture , mekami Bektashizmit u prish dhe per gati 30 vjet njerzit u kthyen ne ateist.
    –Keshtu, i nderuar XAKE, besimet fetare ne Shqiperi kane ngjyren [vulen ] e pushtusit, perpara ketyre ka mbizotruar paganizmi, dhe para 30 vjetesh ATEIZMI.
    — Ju 3000 vetet tani ini hallexhinj. Shume shpejt ju do kerkoni [ose du tu nxisi tjeter kush ] qe ju te praktikoni ritet tuaja ekstreme. Pa shiko , ti qe tani ke pretendimet per kryeministrin, qeverin e keshtu shkalle ju do tuboheni per me shume liri e te drejta etjer etjer…….
    === I nderuar XAKE, 3000-shi eshte per shqiperine nje bombe me sahat ,. nje bela qe qarqet e caktuara do ti nxisin e manipulojne ne te ardhmen ne dem te shqiperis. ME SA TE KUPTOVA TI KERKON ME SHUME LIRI NE IRAN . ATEHERE ORGANIZOHU, MADJE DHE MARTOHU , DHE LUFTO TA FITOSH LIRINE DUKE QENE BRENDA IRANIT OSE PRANE TIJ, MADJE MOS U VONO, . PERDORE ZERIN DHE KENGEN TENDE SI NJE ARME TE FUQISHE DHE EFIKASE PER EMANCIPIMIN E ATIJ POPULLI KU KELINDUR EKE LUFTUAR DERI SOT .
    — INVESTIMIN E SAKRIFICAT E DERITANISHME MOS I HUMB , NE SE JE VERTET ASHTU SIC THUA- PETENDOM

    1. Arber says:

      Alban dardani… me mir ska fol kush nket gazet me kokpalar autokton… pershendetje nga maqedonia

    2. Arber says:

      Alban dardani… me mir ska fol kush nket gazet me kokpalar autokton… pershendetje nga maqedonia……

    3. Arian says:

      Alban Dardan, une jam emigrant, universitet ne tirane ne 1979 (per te llogaritur moshen time), master ne “human rights and humanitarian actions” ne moshen 50 vjeç ne shtetin europian ku jetoj orej 25, dhe e dashuruar me Iranin, njerzit, kulturen, mikpritjen e tyre. Ah, jam ateist fondamentalist.Shoket e mij me te mire jan Iranian.Kam qene 2 here ne Iran per 6 muaj.Te siguroj qe edhte vend i pasur, sigurisht edhe aty ka lagje te varfra si bathorja apo favelas apo harlem, por familjet ku shkova shpesh benin nje jete shume me te mire se familjet e borgjezise se larte europiane.Persa i perket indoktrinimit fetar qe ju thoni , e keni shume GABIM,.Ju flisni me steriotipe te indoktrinuar nga mainstreami qe ben çdo minute larjen e trurit te njerzve dele.Informohuni per kulturen e fene ne Iran : Jane kulla e qyteterimit boteror( ne nje program qe kam pare ca kohe me pare , thuhej : persianet kishin libra te shkruar poesie te rafinuar kur Roma akoma nuk kish alfabetin e saj.
      Persianet kane qene “zoroaster”, por kur arabet i pushtuan i detyruan te konvertohen ne musliman dhe te jesh i sigurt qe shumica e popullsis nuk besojne, por jane te detyruar te shtihen sikur besojne jashte shtepise.Sigurisht shume qe jetojne ne zona te thella jane besimtare.Mendo pak per Kosovaret sa besimtare e te trashe kane mbetur fale kesaj feje dhe gjeorafise.
      90% e popullsise iraniane e uren regjimin dhe para disa vjetesh ne zgjedhje bene gati nje revolucjon , gje qe askush nuk e ben ne europe e mos flas per Shqiperine qe duroj kaq vjet nje shpellar dhe gjith bythlepiresit hajdut te babezitur te tij qe vazhdojne te bejne ligjin me gjithe maskarenjt e parlamentit me ilir mutin qe vazhdojne ti votojne.

  2. Haleja... says:

    Shqipëria, koshi i plehrave (haleja) e SHBA-së dhe Evropës…. Ndërsa ne kundërshtojmë ligjin e plehrave…(?!) Hahahahahhahahahahahaaaaa…ç gallatë…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje