Furgonët, edhe 1 javë; nga 1 janari liçenca të reja për ndërurbanët

24 Dhjetor 2016, 15:59Sociale TEMA

Brenda këtij viti të gjithë operatorët e linjave të autobusëve ndërqytetas duhet të marrin licensat e reja në Ministrine e Transportit.

Nga 1 janari i 2017 licensat e vjetra nuk do jenë funksionale, pasi hyn në fuqi ligji i ri për transportin e pasagjerëve me autobus mes qyteteve. Ligji i ri për transportin ndërqytetas të udhëtareve parashikon heqjen e furgonëve nga këto linja.

Kriteret janë përcaktuar qartë ndërsa licensat janë me afat 5 vjecar. Për një periudhë nga 3 – 9 muaj, Ministria e Transportit do të monitorojë zbatimin dhe funksionimin e rrjetit të linjave, si dhe të subjekteve të pajisura me licencë, me qëllim vlerësimin e operimit të tyre në përputhje me kriteret e përcaktuara në kuadrin ligjor.

Një nga kërkesat e rëndësishme është që bashkitë të përcaktojnë vendodhjen e terminaleve të autobuzëvë, po ashtu  shoqëritë duhet të rinovojnë 20 % të flotës së  mjeteve gjatë vitit të parë licensës.

Organizimi i ri ul ndjeshëm linjat e transportit interurban që janë aktualisht ne funksionim, nga 588 do të mbeten 326.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje