Fatima është vetëm 3-vjeçe dhe nuk arrin t’i kuptojë arsyet e luftimeve në Siri. Megjithatë, asaj i duhet të mbartë shenjat e kësaj lufte.
Ajo ishte 7-muajshe kur shtëpia e saj u shkatërrua gjatë bombardimeve në Sirinë veriperëndimore. Flakët i shkaktuan një paralizë në të gjithë anën e djathtë të trupit, ndërsa 60% e tij ishte i djegur.
Gjendja e saj ishte thuajse krejt e pashpresë, aq sa i ati tregon se në një prej spitaleve, i propozuan t’i bënin asaj një injeksion vdekjeprurës, pasi ajo do të mbetej e paralizuar gjatë gjithë jetës dhe do të vuante dhimbjet për shkak të djegieve të shumta.
Megjithatë, falë një ndërhyrjeje kirurgjikale në Gjermani, mjekët i dhanë asaj sërish shpresë, për ta nisur jetën nga e para. Ata thonë se do të duhet kohë që vajza të rekuperohet plotësisht, si fizikisht, ashtu edhe nga ana psikologjike.
Janë rreth 50 000 të vrarë nga luftimet gjatë këtyre katër viteve në Siri, ndërsa shumë të tjerë të mbijetuar, duhet të mbartin për pjesën tjetër të jetës shenjat e lufte, të cilën nuk arrijnë ta kuptojnë.