Armëpushimi i Krishtlindjeve, historia e mrekullisë gjatë Luftës së Parë Botërore

25 Dhjetor 2016, 00:03Sociale TEMA

Mbrëmja e 24 Dhjetorit 1914 nuk do të ishte një natë e zakonshme luftimesh për ushtarët në vijën e frontit franko-gjerman, gjatë Luftës së Parë Botërore.

Krejt papritur dhe pa asnjë urdhër apo paralajmërim, ushtarët e dy kampeve ndërprenë luftimet duke lënë mënjanë armët, për t’u bashkuar në festimin e Krishtlindjeve në “Tokën e Askujt.”

Ishin një seri armëpushimesh, të shoqëruara me muzikë, festime dhe ndeshje futbolli, por që tërhoqën menjëherë vëmendjen e komandës së lartë.

Të frikësuar se ngjarje të tilla mund të bënin që trupat të humbisnin besimin tek lufta, ata urdhëruan se, nëse do të përsëriteshin, ushtarët do të gjykoheshin përpara një gjykate ushtarake.

Dhe në fakt, këto do të ishin armëpushimet e fundit, pasi vitet më pas, urrejtja mes palëve do të vinte duke u shtuar. Megjithatë, kjo ngjarje është njohur përgjatë historisë si një mrekulli krishtlindjesh.

Lufta e Parë Botërore la më tepër se 17 milionë të vdekur, civilë dhe ushtarakë, si dhe 20 milionë të plagosur.

2 komente në “Armëpushimi i Krishtlindjeve, historia e mrekullisë gjatë Luftës së Parë Botërore”

  1. Xhimi says:

    Paqja mbizoterofte kudo ne bot

  2. Andrea Cino says:

    … e pra shumë e bukur.. kanë luajtur muzikë, futboll, festë… mishi për top.. ja ç ‘bën “opiumi për popullin” (feja) që ta heq trurin kur vret njëri tjetrin sa je jerm edhe kur e di që fitojnë nga gjaku i tyre; bosat e tregëtive… 20 miljon të vrarë… çfarë “mrekulie” brënda këtyre të zhdukurve luajn futboll 30 vetë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje