Nga Skender Gjoni
Së pari krejt sinqerisht do tju uroja dhe falënderoja për punën e madhe që keni bërë dhe po bëni për Tiranën. Pa e egzagjeruar fare dhe krejt sinqerisht do doja tju thoja se ndoshta në historinë e këtij vendi ndigjoj për herë të parë vetëm lavdërime dhe fjalë të mira për një kryetar bashkie. Nuk dëgjova asnjë pakënaqsi në drejtimin tuaj.
Dhe kjo më duket një gjë unikale për opinionin shqiptar që më entusiazmon për të ardhmen. Kam lexuar dhe parë kohë më përpara shkatërrimin mizor që iu bë hotel Dajtit. Më ka krijuar një vuajtje që sa herë e mendoj apo e shikoj nëpër foto më pikon si helm në zemër. Unë kam ndjekur me interes punimet e Dajtit që nga fillimi dhe mbaj mend si tani kur u mbollën ato dy pishat para tij që ishin fare të vogla e që u sollën nga Italia. Hotel Dajti për popullin e Tiranës sëbashku me historinë e tij është një monument jo vetëm hotelerie por dhe arkitekturale dhe historike në të njëjtën kohë. Mënyra sesi u shkatërrua ky monument më ka mbet në mendje si një etalon i poshtërsisë, i vjedhjes, dhe denatyrizimit të Kryeqytetit nga Sali Berisha për të realizuar poshtërsitë e tija. (dhe kjo është më e vogla!!!).
Duke pasur parasysh se shitja e tij kushtoi 30 milion euro të cilat u përdorën nga Sali Berisha për fushatën e tij elektorale të radhës (kështu u tha në popull!!!!!) del hapur se nga kjo shumë është vjedhur dhe abuzuar në mënyrën më maksimale Alla Shqiptarçe. Duke bërë një krahasim: Në Anglinë me popullsi 53 milion banore, 3 partitë politike më të mëdha kanë shpenzuar në zgjedhjet e vitit 2010 gjithësej 31.1 milion sterlina, më shumë se gjysmën e kësaj sasie e përfitoi Partia Konservatore, Laburistët 25% dhe LibDem 15% të totalit. Bëjini vet llogaritë sesa shumëfish është shuma e shpenzuar në Shqipërinë me 3 milion banorë të Sali Berishës, ku gjysma i përkasin PD-së dhe ku kostua e makinës propagandistike është shumë herë më e lirë sesa në Angli. Me këtë llogari dyshoj shumë se ¾ kanë përfunduar në dispozicion të Familjes Berisha. Sigurisht ky ishte një pretekst për të justifikuar në publik një megavjedhje që s’kishte si fshihej.
Pak histori: Hotel Dajtin e projektoi arkitekti italian Gherardo Bosio arkitekti më i mirë i kohës së tij në Italinë e shquar për arkitekt dhe arkitekturë dhe ky arkitekt më vonë u muar me arkitekturën e Kryeqytetit Brazilia në Brazil që vazhdon të habisë gjithë botën.
Zoti Veliaj shpjegoi se çfarë do të bënte me Hotelin fatkeq dhe nuk shpjegoi një gjë: pse nuk duhet ta restauronte pikërisht ashtu si ishte projektuar nga gjeniu italian me të gjitha detajet dhe me ngjyrat e mermerit të asaj kohe. Bota ka restauruar të gjitha veprat e prishura nga lufta, nga injoranca dhe nga kriminaliteti. Unë kam frekuentuar Dajtin me dëshirë pas çlirimit për vite me radhë. Kam parasysh hyrjen impozante dhe origjinale, banakun madhështor të recepsionit dhe të barit, kualitetin e dyerve, dritareve, pllakave, banjove, arkitekturën e shkallëve, tavernën e mrekullueshme, të gjitha dhomat që edhe sot besoj se asnjë nga hotelet e tjera nuk e ka cilësinë e shijen e këtyre detajeve të studjuara me talent dhe me art.
Ti kthesh këto dhoma në zyra banke të duket kaq absurde aq sa me imagjinatë mendoj revoltën e arkitektit të madh sikur të jetonte. Por këtë revoltë ju siguroj që do ta kenë të gjithë ato shqiptarë e të huaj që kanë një njohje së paku minimale për arkitekturën dhe të bukurën.
Zotëri, arkitekti në fjalë ka ndërtuar një hotel dhe ky hotel shihet mirë që është i tillë që nga pamja e jashtëme. Eshtë e tepërt të shtoj krahasimin e këtij hoteli me Bankën Kombëtare të ndërtuar nga arkitekti tjetër shumë i njohur italian Vittorio Marpurgo që imponohet si ndërtesë bankë madhështorë që nga pamja e jashtëme. Mendoni Zoti Veliaj për një minutë dhe lexuesi gjithashtu me pak imagjinatë ta mendoni bankën shqiptare të kthyer në një hotel. Do ishte po aq qesharake dhe e pamëshirshme që hoteli po kthehet në bankë.
Ky lloj shartimi është bërë në komunizëm ku bazamenti i grupit skulpturor të Kolonel Tomsonit u kthye në bazament për skulpturën e Mujo Ulqinakut. Një akt i turpshëm dhe i pa ndershëm për dy njerëz që sakrifikuan jetën për Shqipërinë.
Komunizmi ka shkatërruar e djegur mjaft, kisha, ikona etj vlera historike e monetare. Qytetarëve të Tiranës do u kujtoj sesa me dhimbje është hedhur në erë Bashkia e Tiranës për ti hapur rrugë përmendores së E. Hoxhës.
Meritë do ishte si edhe një dëshirë e përgjithëshme e gjithë tiranasve besoj dhe e gjithë shqiptarëve që e kanë njohur dhe frekuentuar atë Hotel ta kthenit ashtu si ishte deri në detajet më të imta ashtu si e bëri Kryeministri Edi Rama me Kryeministrinë. Kam qënë shumë entuziast kur dëgjova që mobiljet e hedhura në bodrumet e Kryeministrisë Edi Rama i mori dhe i bëri ashtu si ishin në origjinal dhe siç dëgjova i dërgoi në Itali atje ku ishin bërë fillimisht, nëse është e vërtetë. Kur qënka e domosdoshme kthimi në identitet i një karrikeje apo tavoline të Kryeministrisë, shumë herë më tepër është kategorikisht e domosdoshme kthimi i Hotel Dajtit në identitet si vlerë arkitekturore historike për Tiranën.
Personalisht kam ngelur i mahnitur kur kam parë fotografitë e Varshavës të shkatërruar në mënyrë totale e të rindërtuar më vonë në bazë të planeve e fotografive origjinale deri në detajet më të vogla të ornamenteve, buste e skulptura të përmasave të vogla. Polakët mburren dhe kanë bërë albume ku janë fotot e qëndrës së kryeqytetit të para 45sës dhe ato të mëvonëshmet të rindërtuara pas luftës që janë 100% identike. Po kështu qëndra e Berlinit dhe qyteteve të tjera gjermane që u rindërtuan njëlloj si ishin përpara bombardimeve. Mendoni çfarë vështirësie ka paraqitur rindërtimi i katedraleve gotike për tu kthyer në identitet.
Zoti Veliaj, duhet të kemi mëshirë për të bukurën se jo pak na ka dalë nami që, shqiptari ka më shumë pasionin e shkatërrimit sesa ndërtimin e së bukurës. E thënë ndryshe (shpesh e dëgjuar) “E bukura ia vret sytë shqiptarit” ose “shqiptari nuk e duron dot të bukurën”.
Kulturat shkodrane dhe korçare e kanë treguar veten më me nivel, merreni shembull. E kanë restauruar qëndrën e Shkodrës dhe atë korçare me pazarin tradicional ashtu si ka qënë përpara barbarisë, u punua me dashuri dhe respekt për traditën për disa vite me punë artizanale dhe tani janë qytetet që na nderojnë e pëlqehen më shumë nga turistët shumë më tepër sesa nga qytetet e tjera.
Zotëri Veliaj ky arnim i një kryevepre ju siguroj që anon shumë më tepër nga shkatërrimi sesa rikonstruksioni. Do ta konsideroja sinqerisht pa dashur me ju ofendu as Juve dhe as ekipin tuaj që zgjidhja më e mirë dhe me e ndershme dhe e denje historikisht është që të bëhet si ka qënë. Unë uroj që Hotel Dajti të rikthehet në gjendjen e ditëve më të mira të tij dhe banka e Fullanit që ia pamë hairin të bëhet diku tjetër..
Përfundimisht mendoj që edhe për të ardhmen Shqipëria do jetë e nderuar nga Hotel Dajti që mban emrin simbolik të malit Dajti, të rikthehet në origjinal, pavarësisht sesa kushton dhe sesa zgjat. Hotel Dajti dhe hoteli i gjuetisë në Lezhë janë konsideruar si dy ndër më të bukurit në Ballkan. Më mirë të zgjasi koha e riparimit dhe kthimit në identitet edhe për respekt të arkitektit me famë botërore dhe evitimin e një turpi të pa diskutueshëm dhe tashmë të pa riparueshëm. Kjo ju nderon po aq edhe ju më shumë sesa ndoshta të gjitha ato që po bëni dhe jo e kundërta. Imagjinoj që në inaugurimin e tij duhet të thërriten autoritetet arkitekturore italiane si shprehje respekti qytetërues dhe për arkitekturën italiane që i ka shërbyer si model gjithë botës mbasi sigurisht janë në dijeni për masakrën që iu bë Hotel Dajtit si nga ambasadat dhe vizitorë të tjerë të shumtë përgjatë 45 viteve. Imagjinoni që shumë ambasadorë, studjues të huaj, delegacione qeveritare, turistë, etj, që e kanë frekuentar dhe banuar në atë hotel se çfarë përshtypje u krijon në këtë gjëndje shkatërrimi dhe çfarë habie do u krijojë kur të hyjnë brenda dhe në vend të hotelit të gjejnë një bankë. Unë mendoj pa dyshim që nëse realizohet, ky shartim banal nuk do kaloj pa jehonë në shtypin italian dhe të vendeve përreth që e njohin mirë jetën e Hotel Dajtit, këtij bashkëudhëtari disa brezash të qytetarëve të Tiranës e të Shqipërisë.. Kështu që diskreditimi do i kaloj kufijtë e Shqipërisë.
Eshtë rasti unik që qeveria shqiptare të restaurojë një vepër të masakruar duke u bërë edhe si shembull e simbol edukativ për brezin e ri dhe për të ardhmen për të respektuar të bukurën dhe traditën.
Një gjë që fillon me mashtrim si blerja e Hotel Dajtit vështirë është që të mbarojë e të kthehet me lavdi. Historia e njeh mirë që asnjëherë korigjuesi nuk mund të dali më lart sesa krijuesi i vërtetë. , etj. Kjo është njëlloj si për pikturën, skulpturën, arkitekturën, muzikën. I vetmi rast suksesi që njihet në botë për vazhdimin e një pune fillestare është requiemi i Moxartit që u përfundua nga ndihmësi i tij mbasi autori vdiq para kohe, pa e mbaruar.. Shartime të tilla gjithmonë kanë dalë dështime historikisht. Shartimi i Bulevardit me stilin arkitekturor të Rognerit nuk qëndron normalisht në Bulevard ashtu si qëndron madhërisht Hotel Dajti në harmoninë neoklasike të Bulevardit. Të paktën e ruani sa të mundeni Bulevardin, e keni mundësinë, mos u ngutni, keni kohë për prerje shiritash.
S’duhet harruar që pamja e jashtëme e një ndërtese është e lidhur harmonikisht me pamjen e brendshme. A nuk ju duket qesharake Zoti Veliaj që nga jashtë duket hotel e nga brenda bankë, duket pak si ato sirenat e përrallave që dalin nga deti gjysma peshk e gjysma grua.
Gjeni një shembull që një ndërtim i bukur të jetë transformuar dhe të ketë dalë më i mirë se origjinali. E gjithë bota mundohet që ti qëndroj sa më besnik projektit fillestar.
500 vjet më parë ja si shprehej gjeniu Mikelanxhelo: “Nuk egziston asnjë kryevepër arti atje ku nuk egziston një popull që është në gjëndje t’a ndiejë bukurinë; arti buron nga nevoja për të parë të materializuar idealin e bukurisë ose të shenjtërisë. Arkitektura e cila duket se është krijuar për të plotësuar një nevojë elementare-për të patur një strehë- nuk u bindet megjithatë kërkesave praktike. Dhe me të vërtetë ka popuj të cilët nuk kanë arkitekturë. Vetëm popujt e lidhur ngushtë me tokën kanë një traditë të madhe arkitekturore. Në arkitekturë shprehet përpjekja për ta “zotëruar” së afërmi tokën. Piramidat, obelisket, tempujt e egjiptianëve janë simbole të gjalla të një populli i cili donte ti tregonte vetvetes “zotërimin” e truallit mbi të cilin jetonte Të njëjtit instikt i bindeshin edhe grekët kur ngritën akropolin. Ja përse në origjinë të arkitekturës nuk është nevoja për të ndërtuar shtëpi apo strehë për perëndi, por nevoja instiktive për të ngritur mbi to diçka madhështore, për ti dhënë ndërtimit një formë të bukur, për të lëmuar gurët, për të ngritur kolonada.
Me shpresë që fjalët e mija të shkojnë në vesh të Perëndisë.
Unë kur shikoj disa fotografi të shkatërrimit të kësaj ndërtese më krijon idenë paralele të shkatërrimit të Shqipërisë nga Sali Berisha. Ndoshta s’ka faj fukarai. Pronën e tij në Viçidol e restauroi ashtu si ka qënë, dhe kjo për atë përbënte kryevepër arkitekturore për mentalitetin dhe nivelin kulturor që ai ka. E vetmja punë e vërtetë ndërtimore restaurese e Sali Berishës është Kulla e tij në fshatin Prifç të Viçidolit se të gjitha të tjerat, duke filluar nga Rruga e Kombit janë një vajmedet turpi dhe vjedhjeje të viteve të tij si drejtues shteti.
I nderuar dhe i dashur Zoti Veliaj, ju kërkojë ndjesë për revoltën time por më besoni është krejt e sinqertë. Ju lutem edhe një herë ta merrni seriozisht restaurimin e vërtetë të Hotel Dajtit që të mos zbehni sadopak sukseset tuaja të admirueshme. Zotëri Veliaj, ai që ka forcë ligjore ekzekutive edhe gabon. Nuk është funksion i qeverisë që të mbajë njerzit larg nga gabimet, por është detyrë e njerëzve që të mos lejojnë që Qeveria të bjerë në gabime.
Përfitoj nga mosha e madhe për tju thënë shumë dashamirësisht se, në biografinë tuaj të nderuar si:” Shërbëtori dhe qytetari Numër 1 i Kryeqytetit” mos rikthimi në identitet i Hotel Dajtit do tju mbetet si një njollë historike paaftësie kulturore e cila do e kaloj disa herë moshën tuaj jetëgjatë.
Shrim shume i sakte qe edhe une besoj se ky kryetar do ta beje me te miren qe ta ktheje ne identitet. Keshtu mendoj edhe per Piramiden qe eshte nje tjeter objekt i bukur dhe me historine e tij, keshtu mendoj edhe per fushat e qytetit Studenti qe mendoj se do behen ose kende model te pafundme sportive ose Kampusi Studentor sic eshte premtuar. Por jo ai parking i qelbur sic e pashe para dy ditesh. Nje tmerr i vertete ku mbreteronin mbetjet dhe pleherat ngjitur me pallatin e kultures Studenti dhe ne hyrje te tij. Kam besim se Z. Veliaj do i beje premtime te mbajtura. Jam besimplote.
Zoti Gjoni, shume mire qe jeni perqendruar tek Hotel Dajti por memorja e ketij qyteti nuk eshte vetem ai.
Nuk ju kam degjur te shkruani per lulishten e sheshit Skenderbej, Stadiumin Qemal Stafa, Kinema Republiken,Rethimin e Pallatit te Brigadave. ate martesen e famshme te Varrit te Pashait me Plazzen dhe shume lulishte ndertesa te bukura qe nuk jane me dhe keto te tjerat po na shiten si mrekullite e papara ndonjehere ne jemi injorante. Kur te te prese shpata bjeri mire edhe majtas edhe djathtas se e meritojne.
Jam dakord me komentuesin Nardi. Pervec kesaj desha te kujtoj qe ky shkaterrim vlerash eshte pasoje e qeverisjes se keqe te disa kryeiministraveMeksit, Nanos, Metes, Majkos, Berishes e ndonje tjet qe mund ta kem harruar. Te fjithe kane hequr gure ose blloqe betoni per shkaterrimin e Tiranes, perfshi ketu edhe 12 vjetet e mbreterimit te Rames si kryetar bashkie. Tani Rama, dhe sidomos Veliaj qe duket se po ben disa pune te mira, kane shansin ta regullojne. Por pyetja shtrohet:keshtu sic eshte shkaterruar Tirana a ka gjasa te rregullohet e t ngjaje nje qyteti normal per nje popull normal?! Kete nuk e besoj shume. Perseri do te kete arnime sepse eshte prishur keq. Fatkeqesisht duhet shembur masivisht ne Tirane qe ajo te rregullohet. Por duhen votat se! Kjo e prish punen. Politikanet shqiptare punojne per vete jo per Shqiperine dhe Tiranen dhe kjo ta heq shpresen edhe pse ajo vdes e fundit. Ju lutemi, se paku bejeni kete vetem nje here ne jeten tuaj. jU LUTEMI!
I nderuar Profesor Skesnder Gjoni ! Jam plotesisht dakort me ato qe shkruani siper dhe nuk u heq asnje presje argumenatve te sepse edhe sikur te dua nuk mundem.- Por me te njejtat argumenta kerkooj te mbroj Bblioteken e Korces qe tash se fundi ,po kerkohet te shnderohet ne zyre administrate e Bashkise se Korces.
Pa hedhur poshte punet e mira q eka bere kjo Bashki e Korces dhe jashte militantizmit partiak, mendoj se eshte gabuar me shkaterrimine arkitektures dhe haretes mendore qe ka per banorete Korces ajo biblioteke. Meqenese ajo zevendesoi katedralen e Shen Gjergjit ,mbrojtesit te qytetit te Korces ,nje nga Katetdralet me te bukura ne Ballkan ne Shqiperi po s epo ,(ka thashetheme se Enver Hoxha kur degjoi se u prish kjo katedrale kritikoi ideatoret. Sidoqofte per te rivalizuar sado pak madheshtine e Katedrales se dikurshme ,u thirr arkiteketi i nderuar Petraq Kolevica, i cili njihej per stilin e nxehte dhe moderne epr kohen(Kujtoj pallatin me kolona ne qender te Tiranes etj). Biblioteka eKorces u projektua dhe u be me nje stil te nxehte arkitektonik, madheshtor dhe konteporan njekohesisht shume large klisheve te vjetra te arkitektures sovjetike. Nese kjo ndertese do te qe bere jo me qellimin per ti zene vendin Katedrales madheshtore dhe rivalizuar ate,me siguri projektuesi i saj do te dregjej ne burg.Pikerisht ky fakt toleroi edhe akitektin Petraq Kolevica. Funksioni i interierit ,hyrja impozante , shkallet e perdredhura , dritaret e medha ekstra me nje funksion drite te papare asnjehere ne ndonje ndertese, sallat e projektuara hapesira e nendheshme , ashensori per librat funksioni dhe drita qe me parketin e drurit dhe xhamin e pamate e detaje te tjera( funksioni i dijes dhe leximit qe as biblioteka kombetare ne Tirane nuk i ka si detaje te kuruara) nje arkitekt qe mund ti shpjegoje me mire se une ,une thjesht jam nje dashamires si une,bejne qe ashtu sic thoni ju korrigjimi dhe shartimet kane dale te deshtuara historikisht , Arkitekte te degjuar te qytetit dhe intelektuale kane dale ne mbrojtje te kesaj perdhosje . Nuk kam frike se nuk behet dot nje bibloteke tjeter por asnjehere nuk mund te zevendesohet inspirimi qellimi dhe kompetenca e arkitekti filellesatr pa zene ne goje investimi lume i parave shteterore ne ate kohe qe duhet te tejkalonin madheshtine e jashtezakonshme te Katedrales se Shengjergjit . Zoti rama nuk duhet te punoje me dy standarte ne kete rast nese eshte artist e njeri em kulture nsic e prezanton veten ky do te jete nje gabim i pashlyeshem qe do te gdhendet ne nguretsim materilae ne prishej eBibliotekes”thimi Mitko” e kthimin e ne nje ndetese zyrashe te rendomta per administraten Bashkiake. Puniemt kane nisur dhe me dhimje shikoj degradimine kesaj godine. Mos harroni hrta mendore e nje populli eshte e rednesishme si guret ,ato jane referenca ne udhekryeqet e se ardhems.Shkrimi Juaj i vlefshem me erdhe ne ndihme per rastin konkret.
saliserbi me llumin e tij e ktheu Tiranen si shpella e tij ne vicidol.
turp per nje komb qe ne krye mbajti per nje kohe shume te gjate nje shpellar me origjine fshataro feudale dhe mbi te gjitha me origjine te dyshimte,
cna bere more enver qe na denove kaq rende duke sjell nga shpellat nje njeri te tille,ah te ishe gjall dhe ta shikoje si ta kaloi ne te gjitha drejtimet.
Fjala jote në vesh të Kryebashkiakut, Profesor! Si profesionist në fushën e hotelerisë, garantoj këdo që ai hotel e kthen investimin brenda 10-12 viteve. E ç’të keqe ka nëse e mban shteti në pronësi si hotel ose fundja edhe ta japë me koncension apo ppp siç u bë fillimisht me Hotel Tiranën?
I PLASI BYTHA BERISHËS PËR TIRANËN ,AI NUK KA ASNJË PËRGJEGJËSI PËR TË.
AI ËSHTË MALOK DHE SI I TILLË MENDON PËR TROPOJËN APO NGA ËSHTË.
Ai ka menduar vetem per familjen e tij. Tropojes i ka ber gjemen me hasmeri.
Shkrim aq sa i bukur aq edhe i vertete. Shpresojm qe fshatarsia e politikes ta kuptojne.
Se pari ju lutem arkitekteve shqiptare, t’i vene gishtin kokes, per artin e tyre te madh ,qe shperdorohet per dite.Pas Vetingut dhe zgjidhjes se problemeve te drejtesise ne pergjithesi,mendoj se ceshtja e dyte morale me teper se ligjore, u takon arkitekteve shqiptare, te dorezuar para projekteve te shfaredoshme.Une po shkruaj nga Bangkoku, ku cuditerisht gjendet ne nje skaj periferije nje kulle e ngjashme me ate te Korces.Se cfare lidhje dhe domethenie mund te kete kjo zgjidhje qe pluhroset ne Bangkok, me nje qytet qe e detyrojne ta duartrokase si zgjidhje origjinale,vetem nje zot mund ta dije.Shpresoj qe Zoti Velia te kuptoje shqetesimin qytetar te zotit Gjoni me shume se askush tjeter,i ndergjgjem se dinjiteti i nje qyteti ka lidhje me dinjitetin e cdo njeriu.Personalisht ne kete fund viti e falenderoj dhe e uroj per punen e nisur”ne drejtimin e dukur”.
o njeres te mire e idealista po erionka eshte zero eshte hic eshte kukell kryetar beshkie eshte ai qe ka qene per tri apo kater here e qe e beri tiranen hale tani po e bem gjithe shqiperine e vetmja shenje groteske eshte pallati me shigjeta per deri sa ne shkojme e votijme per keta qelbesira mire te na I bejne e ky qelbesire qe quhet vet kryetar eshte I mprishur qe ne veze
O hale ,hale tiranen e bene maloket e tu dhe ne qytet e ktheu Edi por ju maloket jeni mesuar te jetoni neper hale dhe ne hale do vdisni. …
Ne hale Tiranen e shnderruan .funderrinat komunistee te ardhur nga jugu,te gjitha te tjerat jane pasoja te keture funderrinave.
Akoma Petriti me ndarjen jug -veri. Mos je pjelle e Saliut, meqense Saliu eshte pjelle e Karaxhiçit? Deri tani Erjon Veliaj eshte i paperseritshem me ato qe ka bere per Tiranen e madhe; po degjoi dhe profesor Gjonin per hotel Dajtin, do te ja ngrere me shume vlerat Tiranes, Shqiperise pse jo dhe vetes si nje kryebashkiak qe embelson shpirtrat e helmuar nga Sali Berisha e kompani, duke nxjerre jashte loje ca shqiptare qe u marrin ere bajgave te Saliut akoma. Dhe jo vetem kaq; dhe ne si qytetare te pergjegjshem do ta ndiejme veten te perfaqesuar kur merren parasysh kerkesa te tilla qe i sherbejne vendit dhe shoqerise.
Shume e sakt Petrit
Malesoret kane jetuar ne kulla o idjot. Kullat e malsise jane 500- vjeçare. Kallamishtet e Jugut nuk munde te jene me te fisme se Kullat e Veriut
Artikullshkruesi ka shume te drejte.Hotel Dajti eshte simbol i Tiranes,dhe si i tille nuk duhet te ndryshoje destinacion dhe emer.Sa per dijeni ne Amerike,hotelet qe kane bere emer,histori,e kane me ligj qe nuk i ndryshohet emri,pavarsisht se shitet,blihet etj.Emri origjinal qendron,maximumi mund ti shtosh edhe nje emer tjeter,por krahas te vjetrit,
Ti shurrtore e Janulles mos bej sikur te digjet xhani per Hotel Dajtin e Tiranen more llum hipokritesh shko pastro ndonje hale greke ate bej po lerja shqiptareve te komentojn per Hotelet e tyre more vesh more bastard mora thuaj sorrogato grekofile mercenare i poshter e i pafytyre
Hahahahaha skuthi grekofil ben sikur po i bien koqet ne toke per Hotel Dajtin ptuuuu rrace e qelbur funderrinash
ky artikull eshte shprehja me domethenese e njeriut qytetar te pergjegjshem. bravo, bravo mirenjohje zoti Gjoni. Fjala juaj ne vesh te Kryeministrit.
Nje fjale e urte popullore thot: “nuk duhet as men e as kalem” eshte fare e thjeshte, Banka qe eshte tek hotel Dajti te transferohet ne ambjentet e Pallatit te Kultures dhe Hotel Dajtit ti kthehet indetiteti.
Ky eshte raporti I njeriut me arkitekturen. Kthimi ne identitet i Hotel Dajtit eshte kthim ne identitet i qytetit dhe per pasoje i njeiut shqiptar. Kjo eshte shprehje e respektit per te kaluaren dhe nderkohe vision per te ardhmen. E pergezoj nga zemra autorin Gjoni per kete artikull te shkruar me zemer dhe balance maturie per tu lavderuar.
Jo vetem kaq, por kur te restaurohet e kthehet ne identitet, te vendosen fotografite e re gjithe VIP ave qe e kane frekuentuar ate gjate jetes se tij, si ne te gjithe boten.
Fonde nga shteti[qeveria] po u jepet me tepri te jashtazakonshme bashkise se Tiranes dhe kryetarit te bashkise, qe del 4 here ne dite ne televizone duke u lavderuar Por nuk duhen harruar dhe qyetet e tjera.Psh ne Elbasan nuk mbjellin peme gjelberuese as aneve te rrugeve qe kane 4 a 5 vjet qe jane ndertuar, e nuk zevendesohen me qindra peme te thara ,me preteksin se nuk ka me fonde sepse tani qeveria ja jep fondet e gjithcka tjeter Tiranes se E.Veliajt pasi jane zgjedhjet dhe eshte porosi e direkte e E Rames. Shikoni si ka ngelur rruga e krrabes per 4 vjet nga Tirana ne tunnel asnji km nuk behet, sepse fondet i merr Tirana per gjera tjera..Kete nuk e kuptojme?? asnji nuk prononcohet.
E paske marre racionin e mutit te salehut moj shoqe opio, sa kile mut ke hengur sot moj shushke.
Skender, je i paturp! Ti e di shume mire qe nese ka nje njeri qe e shkaterroi dhe e denatyroi Tiranen ai eshte Edi Rama.
Ps. E meritove Skender, sepse ke pare ate ane te medaljes qe te intereson ty. Dhe ajo qe te intereson ty eshte vetem per te share Saliun dhe per te eksportuar fajet e Rames tek ai. Meqe ra fjala tek Saliu, po te them qe jo vetem nuk jam admirues i tij por e denoj me shume se ty, qe te duhet ta permendesh vetem per qokat ndaj kryeministrit kokebosh qe po ja u fut te gjitheve; edhe ty!
Themelet e para te shkaterrimot te Tirones i hodhi Enver zagari me gjysmat e opingave qe i solli nga Jugu analfabete e primitive qe vetem gure shkurre e balte kishin pare te tjerat jane vazhdimesi e kesaj tragjedie shkaterrimi qe pesoj Tirana nga maloket te lene po ne erresire e primitivitet nga Qeveria e Enverit dhe gjysmave te opingave nga Jugu
Ca ju prishen jugoret, tiranseve te 44-es !!Te vetmen gje do thoshja une folet e morave qe kishin ne koke.Tiransit puro jane zgjebsa dilni nje ere nga farka,priska e atyre fshtrave perreth jane si ne ne vitin X edhe sot.
Do te desha ti them artikullshkruesit Skender Gjoni, mos mashtro, hedhja ne ere e ish bashkise, se vjeter, na dhembi te gjitheve, per vete arkitekturen fantastike qe kishte, por ajo nertes u hodh ne ere per ti hapur ruge, muzeut kombetar jo bustit te diktatorit qe u vendos shume me vone, e thm kete per te mos mashtruar, brezin e ri qe nuk e ka jetuar ate kohe se ne qe kemi qne deshmitare te kohes, e dime se perse u be ajo pune.
Perse u deshte patjeter ai Muzeum tu ndertonte aty apo cfare nje Muzeum i stilit sovjetik qe kur e sheh te zene syte kancer.Cmenduri
Hotel “Dajti” mendoj se i duhet hequr si prone bankes dhe duhet shitur te ndonje privat i fuqishem me nje kontrate qe ta ktheje plotesisht ne identitet.Mbase jane thashetheme, por, me llafe pazari, kam degjuar se e pat kerkuar kete hotel Bexhet Pacolli, por nuk ia dhane.Jete te gjate profesor Skender Gjonit qe e ngre kete shqetesim.Vura re se nje komentues me lart mosmenegjimin e mire te Elbasanit, mosmbjelljen e pemeve atje, e lidh me mosdhenien e fondeve u nga qeveria dhe, sipas tij, Tirana po ecen, sepse qeveria e mbyt me fonde. E keshilloj kete komentues elbasanlli ta shohe te keqen te xha Qazimi dhe te mos perpiqet te sfumoje punen shume te mire dhe talentin e Erion Velise si kryebashkiak i kryeqytetit, i cili shume shpejt do te jete lokomotiva e zhvillimit te Shqiperise, njelloj si Gjermania per Europen.
Asnje pune e mire nuk behet pa para. Sidomos rruget, parqet, kendet e lodrave etj. etj. Besoj se parate per keto Veliaj nuk i nxjerr nga xhepi.
Mos u bej Naiv ti Horri I Bulevardit. Kaq te lehte e mendoke te ishte Enveri!! Projekti I Sheshit Skenderbej u rikrijua I ri ne funksion te Muzeut dhe me perspective qe me vone tehapej hapesire per monumentin e Enverit. Arsyeto pak,
undefined
Kryetari i Bashkise Erion Veliaj na shpjedoi se katin e pare te Hotel Dajtit do e pershtaste per salle koncerti, Pjesa me e pershtateshme e Tavernes te Hotel Dajti eshte ajo qe eshte e destinuar qe ne projektim dhe funksionim per 60 vjet si salle koncerti. Me e mire nuk behet. Nuk ka perse te kerkohet salle koncerti te Dajti ne nje kohe qe brenda nje perimetri 700-800 metrash ne qender te Tiranes ka salle koncertesh te Opera te e cila shfrytezohet per koncerte edhe Holli, pak me tutje eshte salla e pallatit te kongreseve, eshte taverna e Hotel Tiranes dhe afer me Pallatin e kongrese eshte salla e institutit te arteve. Pra jane jo vetem te mjaftueshme por edhe funksionale. Hotel dajti qendron denjesisht si Hotel dhe jo si Hibrid-pjelle e mendesise shqiptare.
Nje shkrim i nje njeriu me kulture dhe patriot,qe pa bere as qaramanin ,as kritizerin, as nihilistin, as partiakun, fton kryetarin e bashkise,tamam ne kohe,pa qene vone,te mendoje sic duhet te mendoje si larg pames dhe ti dal perpara njje te keqe te madhe!Asnje veper arti,apo arkitektorale nuk duhesh prishur, pa le te prishet edhe ne te ardhmen.Popujt me kulture dallohen nga respekti per simbolet e kohrave.Ne se Turqia do ta kishte kthyer Xhamine Blu ne hotel do ti mungonte nje veper e kultures otomane,ku turistat shkojne me miliona……!
Z, Erion, është në nderin tuaj si kryebashkiak, ta dëgjoni prof. Gjonin, i cili me lutje dhe zemër në dorë, nuk kërkon asgjë personale, por një simbol të Tiranës sonë. Nqs ke lindur në Tiranë dhe e dashuron Tiranën, atëherë ktheja hotel Dajtin asaj. Është njëlloj sikur t’i kthesh Nënës, fëmijën e vet. Flm prof Gjoni për shqetësimin. Dëshirojmë t’i themi rrofsh o Erion që na i ktheve simbolin e Tiranës. Më shpresë të zotit dhe të Erionit.
Po pse te pakten shan me neveri LIDERIN?Tiranen e shkaterroi ai qe ishte 12 vjet kryebashkiak.Beheni te pabesueshem ne ndjenjat tuaja per Tiranen.Po si hotel kush duhet ta marri?
Kush e ka ndertuar qendren e Tiranes e di sot nje pjese e mire e Shqiptarve por kjo nuk eshte zgjidhja, per tu krekosur pa asnje dinjitet. Edhe Edi Rama eshte milioner qysh e si ate e tergon pasuria e vellait te tij ne Amerike dhe po ta ndjekim ceshtjen natyrisht daton qe kurre ishte kryetar bashkie. Pamvaresisht se njeriu me i poshter qe ka prodhuar nje shtet ne te gjitha koherat eshte Sali Berisha . Por cfare ja vlen ta kritikosh kurre ai eshte bere si Berluskoni ne Shqiperi dhe udheheq te gjithe reaksionin e se djathtes pa u trembur nga askush.. Fjala e tij qe e pranoj 21 janarin dhe pengu i tij qe nuk ka vrare E.Ramen tregon se kritika ndaj tij do te ishte me e vlefshme mbas arrestimit te tij ,-ai ka shume krime qe jane ne arshiva si i fajshem se bashku me L.Bashen i cili eshte produkt i tij.
Zoti GJoni, ju pershendes me shume respektej Ju, zonjen Natasha Lako, per konsideratat qe shprehni, ne adrese te kryebashkiakut Erjone Veli, Bashkohem me mendimet dhe vleresimet tuaja, per kete zoteri, qe naten po e bene dite , per tua ber qytetareve te Tiranes dhe rrethinave te saj jeten, sa me te kulturuar per te punuare dhe jetuar sa me mire. Na behet zemra male, kure shikojme cdo dit e jave, te inagurohen rruge, ujesjellse, parqe e kende, lojrash. SHpresoojme qe jo shume large ne kohe, keshtu sice punon zoti Erjon Velia, shum shpejte kryeqyteti yne Tirana dote behet nje metropole, nga me te bukurit ne Ballkan. Bashkohem me mendimin e zotit GJoni, qe krahas puneve te shumta, te beje cmose, per ta kethyer ne identitet, hotel Dajtin, nje nga simbolet e vjetra qe i ka dhene Tiranes emer nder vite. Gezuare vitin e rri 2017 dhe suksese gjthe shqiptareve dhe ne vecanti kryebashkiakut Velia i cili i ka ardhure peshqesh e dhurate bashkise Tirane dhe qytetareve te saje.
Zoti Gjoni,falenderimet e mia te zemres per kete shkrim me shume qytetari,profesionalizem ,dhe mbi te gjitha patriotizem e dashuri per ate qe Zoti e bekoi me emrin SHQIPERI. Shume here e kam paraqitur duke shkruajtur me pare ne opinionet e mia per kete veper ARTI dhe te mbushur me shume HISTORI. Historia fillon me mjeshtrin e madhe te arkitektures Italiane . Nuk e zgjas per arsye se shumica e komentuesve me kane prekur thelle per komentet e tyre duke shprehur vecse kulture dhe dashuri per vlerat arkitektonike te urbanistikes SHqiptare. Uroj nga thellesia e shpirtit qe meqenese dhe Kryeministri yne vjen me nje bagazh dhe formim ARTISTIK ashtu sic beri me kryeministrine qe fytyra me regresive e kombit Shqiptar ne gjithe historine e tij e kishte kthyer ne nje magazine ,dhe nga jashte ne nje fortifikate qe te tmerronte ne shpirt, rrethuar me kangjella qe ngjante si te ishte BURG dhe jo kryeministri ,qe tavolinat dhe karriget origjinale te punuara me art duke skalitur emblemen e shqiponjes me” rimeso “,i kishte zevendesuar me karrike ,tavolina dhe orendi pjej PLASTIKE ‘Made in China” dhe ‘Made in India’……………Zoti e bekofte Shqiperine dhe Shqiptaret kudo ata jane.GEZUAR FESTAT E FUND VITIT DHE VITIN E RI 20217 !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!