Pilotët amerikanë, me kapelen e Santa Klaus kundër ISIS

28 Dhjetor 2016, 09:44Bota TEMA

Edhe pse ishte festa e Krishtlindjeve, fushata ajrore e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër Shtetit Islam (ISIS) ka vazhduar.

Pilotët amerikanë nuk e kanë humbur sensin e humorit, dhe disa prej tyre vendosën për të festuar Krishtlindjet në një mënyrë mjaft të pazakontë.

Gjatë sulmeve ajrore të mbajtura në Krishtlindje, disa prej tyre mbanin kapelen tradicionale të kuqe të Santa Klausit.

Fotografitë janë publikuar nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, raporton “Business Insider”.

Forcat ajrore të koalicionit, me këtë rast kryen 18 sulme ndaj objektivave në Irak dhe Siri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje