Një fëmijë vetëm dy vjeç ka arritur t’i shpëtojë jetën vëllait të tij binjak.
Bowdy dhe Brock ishin duke luajtur në shtëpinë e tyre në Utah, SHBA, kur komoja është rrëzuar mbi ta.
Megjithatë, Bowdy arriti të largohej dhe për më tepër, kamera ka regjistruar përpjekjet e tij për të ndihmuar edhe vëllain, Brock.
Dy vjeçari shihet teksa përpiqet të ngrejë komonë dhe ia ka dalë mbanë ta spostojë pas disa minutash.
Video është publikuar më pas në Facebook nga prindërit e binjakëve dhe është kthyer menjëherë në virale.
Sipas prindërve, fëmijët arritën të shpëtonin pa asnjë lëndim.