Propozimi i Blushit për një Parlament më të vogël: Kështu do të ketë më pak deputetë vulgarë

4 Janar 2017, 18:15Politika TEMA

Ben Blushi, kur kanë mbetur më pak se gjashtë muaj nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare ka hedhur për diskutim një tezë. Blushi shprehet se, Parlamenti i ri duhet të jetë me 100 deputetë, 40 më pak se ai aktual.

Në një farë mënyrë, kjo thotë ai do të jetë një ‘pritë’ për njerëzit vulgarë që do të hyjnë në parlamentin e ri nga listat e partive të vjetra. Propozimi i Blushit është i guximshëm nisur nga fakti se ai sapo ka formuar një parti të re dhe në një farë mënyrë kjo ide e penalizon forcën e tij politike.

Po citojmë të plotë postimin e ish-deputetit socialist në rrjetin social:

PARLAMENT ME 100 DEPUTETË

Sa më shumë afrohet data e zgjedhjeve aq më pak shpresë kam se Parlamenti i ardhshëm do jetë më i pranueshëm se ky që kemi.

Të paditurit, të paaftët, agallarët e provincave të zbrazura, banditët me frak, analfabetët që mbajnë piano në kuzhinë, kanabistët me kollare me fruta pylli, piratët e energjisë, ilaçeve dhe mbetjeve, tenderaxhinjtë e përmbytjeve dhe gjobaxhinjtë e bashkive do mësyjnë prapë në Parlament duke u futur nga dyert dhe dritaret e partive të vjetra.

Dikush me shaka më ka thënë se të gjithë deputetët bashkë kanë më shumë makina se libra. Dikur në fshatrat malorë ngrinin prita për të penguar ujqit. Ndoshta mund të përdoret si teknikë duke zvogëluar derën e Parlamentit.

Një Parlament më i vogël do ishte një hapësirë më e kufizuar për kaq shumë vulg. Unë jam për një Parlament me 100 deputetë. A jeni dakord? Nëse po më shkruani. Por edhe ju që s’jeni dakord, prapë më shkruani. 

15 komente në “Propozimi i Blushit për një Parlament më të vogël: Kështu do të ketë më pak deputetë vulgarë”

  1. ben says:

    Kete rradhe e ke shume fiks.

  2. Ilia says:

    Shume shume dakort

  3. dada says:

    Jo 100 deputet, por ju qe keni vite si deputet dhe te tjere te ikni se jeni pergjegjes per gjithshka, Mos harro se po krijove Parti te re ne mendoje se ti tani do jeshe deputet i ri.

    1. Albi says:

      Dakord, te ike Blushi si i vjeter. Po Rama eshte me i vjeter ne pushtet, si i behet? Po Blushin kush do e zevendesoje, ndonje kriminel tjeter si ata qe zevendesuar Ruken, Malajn. Do thuash ti ishin te vjeter. Dakord, te tille ishin, po duhen zevendesu me me te mire, jo me nje tufe injorantesh e kriminelesh.

  4. NYC says:

    Per te paren here qe thote nje fjali me vend.

  5. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Vulgaret jane “aktiv” duke u bere te preferuarit e liderit te parties,te tjeret jane per te ngritur kartonat !
    Me shume se 3/4 e kohes ne parlament I ka zene dyeti Berisha & Rama,vulgaret bejne te fortin dhe do ta bejne,deri sa listen e ben kryetari I parties !

  6. luan ymeri says:

    Po,shume i drejte propozimi yt,po une kam dhe nje propozim shtese,ju te jeni kryetar.

  7. luan ymeri says:

    Po, shume dakort me propozimin tuaj,po une kam dhe nje propozim shtese,ju te jeni kryetar.

  8. Leone-53 says:

    Pak e sakte 100 deputet jane normale per nje vend si yni por mbi 5-8 deputet duhet te jene nga ne emmigrantet qe sigurisht atyre “zotrinjve” aty nuk u pelqen sepse nuk do i ken kurre pas vetes!..
    Parlamenti do jete CILSOR por duhet te mos kanditojne ata 7 qe jane te “lauruar” ne juridik pa qene me shkolle te mesme!?…

    1. :D :D says:

      ta kisha dit sa e let ishte shkolla e lart kisha mor dhe t’mesmen

      ? ? ?

  9. Fallo Madhi says:

    Te filloje Parlamenti i vogel me doreheqjen e Blushit si fillim dhe te na dergoje disa LIBRA per nevojat personale te fshijme sumen dhe te ndezim zjarrin .Po ik o Bush dhe mos na u hiq sikur je i paster se nje mut hajdut je edhe ti si ata hajdutet qe rrime ta .Nuk duam me shkrimtare,piktore dhe doktore ne politike,duam njerez te zot qe te hapin vende pune dhe te ushqejne shqiptaret.

  10. Qytetar says:

    Ik or legen se le nam duke bërë gam gam si gore.Të njof mir nga afër kur ke qënë ministër i pushtetit lokal as mirmëngjes nuk u thoshje njerzve or plehr mëndjemadh.Të shofim se ça do marrësh në zgjedhje o bythpambuk i Fatos drogaxhiut.

  11. rigoni says:

    Mendimi nuk eshte i keq.ndoshta ska kohe te miratohet.po te hidhej ne vot ase beni sdo e votonte

  12. lelegu says:

    Bravo Blush!! Si gjithnje i sakte!!

  13. alphade says:

    Te shumte jane shqiptaret qe kane propozuar dy ceshtje te
    rendesishme per te ardhmen e demokracise ne vendin tone .
    1- Parlamenti te reduktohet ne jo me shume se 80 deputete .
    2-Presidenti te zgjidhet nga populli.
    Sepse: Shqiperia eshte nje vend i vogel dhe si e tille ekonomia
    e saj eshte shume e brishte. Nuk i ka mundesite dhe mjetet te
    mbaje populli shqiptare te 140 ” kollare te bardha” qe te derde-
    llisin si ato plakat e fshatit qe s’ bejne gje tjeter vecse merren
    me thashetheme cdo dite . Dihet qe cdo deputet shoqerohet
    me sallltanetet dhe privilegje te shumta: rroge,makina luksoze,
    sekretare mundesisht seksi ,etj.etj.
    Ndersa ,presidenti i zgjedhur nga parlamenti shndrrohet ne nje
    marionete e partise qe e ka cuar ne kolltukun presidencial . Thjeshte
    presidenti shndrrohet ne nje nenpunes qe duhet te zbatoje urdherat
    e asaj partie qe e ka cuar ne ate kolltuk. Pra ,autoriteti i tij si president ,
    i thencin, bie per toke. Shembull tipik eshte ky Nishanlliu qe kemi qe
    mezi mori 71 vota te parlamentit per t’ u bere president . Me kete
    President, vaj vatani ,mjere mileti….!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje