Ben Blushi ish deputet i PS ka ironizuar debatin më të fundit për koncertin e Shkëlzen Dolit, duke deklaruar se tre partitë e vjetra që qeverisin merren vesh mes tyre për çdo çështje në kurriz të qytetarëve, por vetëm për këtë nuk gjetën dakordësi.
Blushi kujton këtu ligjin për importin e mbetjeve, reformën ë arsimin e lartë si dhe sabotimin e reformës zgjedhore apo edhe koncesionet.
Po citojmë postimin e Blushit në rrjetet sociale:
TRESHE NËN NJË QELESHE
Partitë e vjetra që qeverisin nuk merren vesh për qeleshen e Shkëlzen Dolit.
Për lejimin e importit të mbetjeve janë dakort, për ligjin e Arsimit të Lartë që la mijëra nxënës pa shkollë janë në një mendje, për sabotimin e Reformës Zgjedhore u morën vesh, për koncesionet që e rritën 46 për qind koston e shëndetit votuan bashkë, ligjin e ndalimit të kazinove e shtynë bashkë, banditët nëpër bashki dhe kuvend i kanë në tavolinë dhe simfoninë e papunësisë e luajnë me një violinë.
Do mbahen mend si një treshe që e ndau nje qeleshe!
Hajde o shpetimtari i kombit,se ti je shpersa e fundit e Shqiperise,te gjithe shqiptaret i kane syte te ty,ti je i vetmi qe mund ti shpetosh shqiptaret,ti do i dalesh per zot qytetareve e fshatarve,ti do besh rehat fukarejte,ti do besh mrekullira.O Zot,jepi atij qe rri kot,thon ne Shkoder,se ky qe punon mener cfare mu.. kerkon,prandaj ne qershor do shikosh se cfare ke kerkuar dhe se cfare do marresh.